Të gatuajmë me Zonjën Vjollca, Kotoleta qingji në letër dhe Zupa


Receta e parë: Kotoleta qingji në letër

Përbërësit:

600 gr kotoleta qingji

2 lgj miell

2 lgj gjalp

200 gr bizele

2-3 karrota

150 gr djath kaçkavall

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Kotoletat i spërkatim me kripë e piper të zi dhe i pudrosim me pak miell. Shkrijmë gjalpin dhe I skuqim kotoletat deri sa të zverdhen pak.  Ndërkohë në një tenxhere me ujë të valuar me kripë ziejmë bizelet dhe karrotat e prera në kubikë. Largojmë mishin dhe kaurdisim për 2-3 minuta bizelet dhe karrotat. Hapim një letër mbi tavë dhe vendosim poshtë si bazë 2-3 kotoleta të vogla. Mbi to vendosim bizelet e karrotat e më pas vendosim djath. E mbështjellim me letër dhe e vendosim në tavë me djathin lart dhe më pas e vendosim në furrë të nxehtë për 10-15 minuta. Mund të vendosim komplet edhe 4 racione së bashku dhe më pas ti ndajmë ose paketa individuale që mund të merren në punë apo piknik.

Kotoleta qingji në letër

Receta e dytë: Zupa

Përbërësit:

1 l qumësht

4 lgj sheqer

3 kokrra vezë

3 lgj miell

1 lgj niseshte

4 lgj arra të shtypura

4 lç sheqer

1 lç liker për 1 tas

1 lgj kakao

10 biskota savojard

Vanilje

Përgatitja:

Ziejmë qumështin duke lënë 1 gotë të ftohtë mënjanë. Në një tas rrahim vezët me sheqer e miell, gotën e ftohtë të qumështit dhe e trazojmë mirë deri sa të kemi një masë homogjene. Shtojmë masën homogjene tek qumështi I nxehte  dhe e trazojme me tel vezësh deri sa krm  të marrë valë  e largojmë menjeherë  duke shtuar dhe vaniljen. Nëse deshironi  mund ta ndani kremin në dy tasa dhe mund të shtojmë 1 lugë gjelle kakao tek njeri tas . Në cdo tas vendosim në fund kremin ,njomin biskotat me liker ose shurup portokalli, i vendosim mbi krem , shtojmë  1 lugë gjelle reçel ose rrush të thatë dhe arra te therrmuara e krem. Nëse do treteni kremin me kakao e bejmë me shtres, ne fund  e dekorojme  me krem pana ose thjesht vetem me arra.

Zupa

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale