Muffins me kungull dhe tërshërë
Përbërësit:

1 filxhan çaji pure kungull i verdhë
2 kokrra vezë
1 lugë gjelle gjalp ambienti
1 1/4 filxhan çaji qumësht
1/4 filxhan çaji shurup kajsie
Vanilje
3 filxhan çaji tërshërë (e grirë)
1 pako pluhur pjekës
1 lugë kafe kanellë
Pak kripë
Arrëmoskat
50 gr çokollatë lot
50 gr arra
Përgatitja:
Në një mikser, grijmë dhe kthejmë në miell të ashpër tërshërën. Përsëri në këtë mikser, vendosim purenë e kungullit, shtojmë 2 vezë të plota, gjalpin në temperaturë ambienti, qumësht, shurupin e kajsisë, kanellën, pluhurin pjekës, vaniljen, kripën dhe arrëmoskatin. Pasi I kemi vendosur të gjithë përbërësit, i grijmë për 2-3 minuta.
Lyejmë me pak yndyrë format e tavës dhe mbushim format me kremin e formuar. Shtojmë sipër çokollatë lot. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta.
Përbërësit:
1 gotë thjerrëza të verdha
1 kokërr qepë
1 karrotë
1 copë rrënjë selinoje
2 thelpinj hudhra
1 patate
1 domate
2 lugë gjalp
Pak nenexhik
Limon
Kripë dhe piper i bardhë
Përgatitja:
Shpëlajmë mirë thjerrëzat dhe i lëmë mënjëanë.
Në një tenxhere të thellë kavardisim qepën në kubikë. Shtojmë karrotën të grirë hollë, rrënjën e selinosë, hudhrat, i kavardisim së bashku, shtojmë pataten e prerë hollë. Në një tenxhere më ujë ose me lëng mishi/pule, hedhim perimet dhe thjerrëzat. Vendosim brenda në tenxhere gjysmë limon të larë mirë dhe i lëmë të ziejnë në temperaturë mesatare për 20 minuta. Më pas i kalojmë në blender duke i kthyer në krem.
Në fund shkrijmë pak gjalp dhe shtojmë në të pak nenexhik. Servirim supën duhe shtuar pak gjalp në çdo pjatë.
D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komente

