Receta e parë: Rizoto me lule kungulli dhe kungull

Përbërja:

320 gr oriz

1.5l lëng perimesh

600 gr kungull të njomë

10-15 lule kungulli

majdanoz ose borzilok

1 qepë e vogël

1 thelpi hudhër

30 gr gjalp

vaj ulliri

½ gotë verë të bardhë

kripë+ piper i zi

30 gr parmixhan

Përgatitja:

Kungujt e pastruar i presim në kubikë me brinjë 0,5 cm. Në një tigan të thellë ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 thelb hudhër për aromatizimin e vajit dhe më pas shtojmë kungujt e prerë në kubikë. I kaurdisim ato dhe shtojmë kripë e më pas vendosim kapakun që të zbuten. Në një tenxhere shkrijmë gjalp, shtojmë vah dhe kaurdisim qepën të grirë shumë imët. Sapo qepa të zbutet shtojmë orizin dhe e kaurdisim së bashku me qepën deri sa orizi të ngrohet mirë. E shuajmë me verë të bardhë dhe sapo alkooli të avullojë fillojmë të shtojmë lëngun e  perimeve gradualisht me garuzhde. Sapo orizi të përthithë lëngun, shtojmë përsëri. Në një tas të thellë vendosim 4-5 lugë gjelle kunguj të kaurdisur. Shtojmë pak lëng perimesh dhe me një blender dore e kthejmë në pure. Shtojmë kungujt e kaurdisur me oriz, purenë e kungullit dhe vazhdojmë përzierjen. Në fund shtojmë lulet e kungullit të cilave i kemi larguar pistilin, i kemi shpëlarë dhe në fund i kemi prerë për së gjati. Shtojmë 1 lugë gjalp, parmixhanën dhe i përziejmë. Shtojmë majdanoz ose borzilok. E shërbejmë duke e zbukuruar me lule kungulli.

Rizoto me lule kungulli e kungull

Receta e dytë: Sallatë me pulë dhe perime

Përbërësit:

400 gr fileto pule

2 tufa rukola

pak sallatë jeshile

2 speca

5-6 rrepa të kuqe

6-8 pomodorini

1 karrotë

1 kastravec

lëkurë limoni

Dresing

lëng limoni

3 lgj vaj ulliri

kripë+ piper i zi

6-8 gjethe borzilok

Përgatitja:

Lajmë dhe thajmë barishtet rukolën e sallatën dhe i copëtojmë me dorë. Presim fileton e pulës në feta të holla me trashësi 0,5 cm. e marinojmë atë me kripë e piper të zi dhe pasi kemi ngrohur vajin e skuqim atë nga të dyja anët deri sa të zverdhet pak. Pasi të skuqim, i largojmë në një pjatë dhe I lëmë të ftohen. Limonin e lajmë mirë dhe e thajmë, e grijmë hollë lëkurën e limonit dhe e lëmë mënjanë. Shtrydhim gjysmën e limonit në një tas dhe e bashkojmë me vajin, kripë, gjethe borziloku të grirë shumë hollë. I trazojmë mirë dhe e lëmë mënjanë. Vendosim barishtet e pastruara në një pjatancë, karrotën dhe kastravecin i presim me qëruesen e patateve, specat të prerë shumë hollë në gjysmë rrathë, domatet qershi në gjysma dhe rrepat e kuqe të prera në feta ose gjysmë feta. Shtojmë lëkurën e limonit. Presim fileton e pulës në shirita me gjatësi 5 cm. Në fund përziejmë dresingun dhe marinojmë sallatën.

Sallatë me pulë e perime