Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Role lazanje me rikota e spinaq dhe Sallatë me pulë e perime

Role lazanje me rikota dhe spinaq

Përbërësit:

2 lugë gjelle vaj ulliri

400 gr spinaq

Kripë, piper i zi, arrëmoskat

500 gr salcë pure domate

350 gr peta lazanje

1 vezë

500 gr rikota

40 gr parmixhan

2 lugë gjelle pesto xhenoveze

150 gr mozzarella

Përgatitja:

Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri vendosim spinaqin e ngrirë dhe pak kripë dhe i trazojmë derisa spinaqi të shkrijë.

Vendosimnjë tenxhere me ujë të valuar me kripë dhe kalojmë petat e lazanjës për 2-3 minuta, i nxjerrim dhe i vendosi mnë një picetë.

Në një tas vendosim spinaqin, shtojmë një kokërr vezë, rikotën, parmixhan, 2 lugë gjelle pesto, piper të zi, arrëmoskat. (Bëni kujdes me sasinë e kripës, pasi pesto është e kripur.)

Vendosim një petë lazanje dhe përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj spinaqin me rikotën dhe e mbledhim role. Kështu veprojmë më të gjitha petat e lazanjës.

Në një tepsi të lyer me vaj, shtojmë një bazë me salcë domate. Vendosim mbi salcën me domate rolenë me lazanjë dhe i spërkasim lehtë me pak borzilok të thatë ose rigon dhe më pas shtojmë një shtresë me djathë mozzarella të grirë në rende, ndërkohë që sipër mozzarellës hedhim dhe pak parmixhan të grirë.

E mbulojmë tepsinë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius, për 30 minuta. Pas 20 minutave largojmë letrën e aluminit dhe e lëmë të marrë ngjyrë sipërfaqja e lazanjës dhe për 10 minuta të tjera.

Sallatë me pulë dhe perime

Përbërësit:

400 gr fileto pule

3 vezë

1 lugë çaji niseshte

1 lugë çaji miell

Kripë, piper I zi

Vaj

2 speca mix

1 qepë

½ tufë majdanoz

3 lugë gjelle majonezë

Përgatitja:

Fileton e pulës e presim në feta të holla, e shtypim pak lehtë me fundin e një tigani, e marinojmë me Olivella, hedhim vaj dhe i pjekim në tigan derisa të zverdhet nga të dyja anët.

Në një tas rrahim vezët me kripë dhe piper të zi, miell dhe niseshte.

Bëjmë 3-4 omleta të holla. I vendosim mbi njëra tjetrën, i mbledhim role dhe i presim në fije  si makarona.

Kastravecin, specat dhe qepën i presim në shirita. Majdanozin e grijmë vrazhdë. Edhe fileton e pulës e grijmë në fije. Të gjithë përbërësit i përziejmë në një tas. Shtojmë në të majonezën, e përziejmë dhe mund ta servirim me pak bukë të thekur. Ju bëftë mirë!

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja