Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Sarma me patëllxhanë dhe Supë pule me trahana

Receta e parë: Sarma me patëllxhanë

Përbërësit:

800 gr patëllxhanë

400 gr mish i grirë

2 qepë mesatare

3 thelpinj hudhër

2 lgj salcë domate

2 fk oriz

Kripë dhe piper i zi

Spec pikant

1 lç kumin

80 gr djathë që shkrin

1/2 gotë ujë

Vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë patëllxhanët, I thajmë dhe I presim në feta me trashësi 0.5 cm. Lyejmë një tavë me pak vaj ose shtrojmë një letër pjekjeje. Vendosim fetët e patëllxhanit, I lyejmë me pak vaj dhe kripë. I vendosim në furrë  në temperaturën 180°C për 20 minuta.

Ndërkohë në një tenxhere vendosim ujë për të valuar. Shtojmë orizin dhe e ziejmë atë për vetëm 8 minuta, 50 % zierje, jo plotësisht.

Në një tigan me pak vaj, kavardisim mishin e grirë, derisa të ndërrojë ngjyrë, shtojmë qepë të grirë hollë derisa të skuqen mirë, 1 lugë gjelle salcë domate, orizin gjysmë të zierë, kripë, piper dhe spec pikant. Pasi I përziejmë, I largojmë nga soba.

Nxjerrim fetët e patëllxhanit dhe fillojmë me mbushjen e tyre.

Në fillim të patëllxhanit, vendosim 1 lugë nga mbushja, I rrotullojmë dhe I vendosim në një tave me mbyllje nga poshtë.

Mbi çdo japrak vendosim pak djathë që shkrin. Më majtas vendosim një lugë gjelle salcë ose 100 ml pure domate dhe 200 ml ujë. E hollojmë salcën dhe e hedhim lugë luge mbi çdo japrak.

Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180°C dhe e lëmë për 25 minuta.

Sarma me patëllxhanë

Receta e dytë: Supë pule me trahana

Përbërësit:

Supë pule me trahana

400 gr mish pule mix me kocka

150 gr karrota

1 domate ose 3 lgj pure domate

Kripë dhe piper

2 lgj gjalp

4 lgj trahana

Majdanoz

Përgatitja:

Ziejmë 1.2 litër ujë. Shtojmë në të mishin e pulës dhe e lëmë të ziejë për 30 min.

Largojmë mishin nga tenxherja dhe e lëmë të ftohet. Lëngun e kullojmë dhe në të shtojmë karrotat e prera në kubikë të vegjël dhe një dojmate të plotë ose 3 lugë gjelle pure domate, si edhe majdanoz dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta.

Largojmë kockat dhe lëkurën e pulës dhe tulin e copëtojmë me duar. Lëngun ku kemi vendosur domaten, e kullojmë dhe e kthejmë në pure në blender, duke e shtuar në supë. Shtojmë trahanane e hedhur në një gotë me ujë të ftohtë dhe copat e mishit të coptuar dhe ulim temperaturën duke e lënë të ziejë edhe për 5 minuta të tjera.

Shkrijmë petët me gjalp dhe përvëlojmë supën. E servirim të ngrohtë.

Supë pule me trahana

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë