Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Tavë gore dhe Tortë e thjeshtë me puding e biskota

Receta e parë: Tavë gore

Përbërësit:

500-600 gr mish viçi

5 kokrra qepë

3-4 thelpinj hudhër

kripë+piper i zi

2 kokrra vezë

1 lgj miell

1 gotë kos

vaj ulliri

Përgatitja:

Kaurdisim mishin dhe qepët e grira në fije të holla. Shtojmë kripë dhe e lëmë sa të zbutet dhe të bëhet transparente. Shtojmë hudhrat, kripë dhe piper.

E shtrojmë masën në një tavë. Rrahim vezët me miellin e kosin. Shtojmë kripë dhe piper dhe e shpërndajmë mbi mish. E vendosim në furrë në temperaturën 200ºC për 25 minuta.

Tavë gore

Receta e dytë: Tortë e thjeshtë me puding dhe biskota

Përbërësit:

1 gotë sheqer

1.2 litër qumësht

3 pako puding vanilje

150 gr gjalp

180 gr ajkë (schmand)

400 gr biskota pa yndyrë

4 banane ose reçel

200 ml pana ëmbëlsire

100 gr arra

Përgatitja:

Vendosim 1 litër qumësht të ngrohtë në zjarr. Në një tas vendosim sheqerin, pudingun, qumështin e mbetur dhe tresim mirë sheqerin dhe pudingun. Në momentin që zien qumështi, shtojmë pudingun e tretur në qumësht, i përziejmë mirë deri sa të marrë valë për 1 minutë dhe e largojmë.

Gjalpin e kemi prerë në kubikë dhe e shtojmë në puding, pasi e kemi larguar atë nga zjarri duke e përzier me tel dore. Shtojmë edhe 180 gr ajkë (schmand).

Thyejmë biskotat në copa mesatare ( në katërsh) dhe i shtojmë në tenxheren me puding, i trazojmë ngadalë.

Lyejmë një tavë me pak gjalp. Shtojmë gjysmën e biskotave me puding në tavë dhe e nivelojmë atë. Presim bananet për së gjati dhe i vendosim në të gjithë sipërfaqen e tepsisë. Mbulojmë bananet me pjesën tjetër që teproi me biskota dhe pudding dhe e novelojmë mirë.

E vendosim tepsinë në frigorifer të ftohet. Rrahim 200 ml pana ëmbëlsire dhe nxjerrim tepsinë nga frigoriferi. Shtrojmë një shtresë të hollë mbi të dhe e vendosim përsëri në frigorifer për 2 orë. Pas 2 orësh e spërkatim sipër me arra të grira dhe mund ti shërbejmë.

Shënim: Mund të shtoni edhe reçel sipër shtresës me banane nëse dëshironi.

Tortë e thjeshtë me puding e biskota

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave