Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Tavë me pulë e makarona dhe Përvëlak (VIDEO)

Tavë me pulë dhe makarona

Përbërësit:

1 pulë

1 qepë

3 thelpinj hudhra

2 lugë gjelle majdanoz

400 gr pure domate

Majdanoz

Kripë dhe piper i zi

500 gr makarona të vogla tub

Përgatitja:

Pastrojmë pulën dhe e ndajmë në racione. Vendosim në zjarr një tenxhere me 1.5 litra ujë dhe sapo uji të valojë vendosim në të copat e pulës, një lugë çaji kripë dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta.

Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë në kubukë të vegjël, shtojmë hudhrat të prera imët, purenë e domates, majdanoz, makaronat të paziera. Shtojmë lëngun e pulës dhe I lëmë të marrin valë për 5 minuta. Më pas i transferojmë makaronat në tepsi, vendosim dhe copat e mishit mbi të dhe shtojmë dhe lëngun e mishit që ka tepruar. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius, për 25 minuta.

Përvëlak

Përbërësit:

1 gotë miell misri

Gjalp, vaj

1 gotë ujë të ngrohtë

2 gota kos ose dhallë

1 gotë qumësht

150 gr djathë i bardhë

Pak piper të kuq

Kripë

Përgatitja:

Ngrohim 3 lugë gjelle vaj dhe një lugë gjelle gjalp dhe në të kaurdisim miellin e misrit për 2 minuta, pa i dhënë ngjyrë.

Shtojmë ujin e ngrohtë duke e trazuar vazhdimisht. Shtojmë dhallën ose kosin dhe qumështin dhe vazhdojmë përzierjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe trazojmë derisa anët të fillojnë të shkëputen. Nëse ju rezulton e trashë mund të shtoni ujin e ngrohtë kos, dhallë apo qumësht për të rregulluar kosistencën që dëshironi.

E shërbejmë në pjata. Shkrijmë 50 gr gjalp, I shtojmë një majë piper dhe spërkatim pjatën. I shtojmë dhe pak djathë të bardhë të thërrmuar para se ta servirim. Ju bëftë mirë.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital