Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Tortë krokante me kungull të verdhë dhe Makarona penne me domate dhe ullinj

Tortë krokante me kungull të verdhë

Përbërësit:

Brumi

300 gr miell

150 gr sheqer

1/2 lugë çaji kripë

1/2 lugë çaji pluhur pjekës

200 gr gjalp i ngrirë

1 lugë çaji uthull

2 të verdha veze

Mbushja:

500 gr kungull i verdhë

50 gr sheqer

Vanilje

1 lugë çaji lëkurë portokalli

3 lugë gjelle lëng portokalli

1 e verdhë veze

Përgatitja:

Fillimisht grijmë në rende tulin e kungullit në pjesën më të imët të rendes. Shtojmë pak kripë dhe e lëmë kungullin të nxjerrë lëngun e tij. E kullojmë mirë dhe e lëmë mënjëanë në një tas.

Sitim miellin dhe shtojmë në të sheqerin dhe pluhurin pjekës, kripën dhe I përziejmë. Grijmë gjalpin në rende nga pjesa më e trashë dhe duke e lyer gjalpin herë pas here me miell me qëllim që të mos ngjitet gjalpi në rende.

Shtojmë 1 lugë çaji uthull, 2 të verdha veze dhe fillojmë punojmë brumin e thërrmuar me duar derisa mbrumi të mblidhet top.

Vendosim ½ e brumit të thërrmuar  në një tepsi unazë duke e ngjeshur me fundin e një gote. Ne tasin me kungull shtojmë 1 lugë miell, lëkurën e portokallit, 3 lugë gjelle lëng portokalli, 1 të verdhë veze, sheqer, pak vanilje, I trazojmë mirë dhe shtojmë mbushjen mbi bazën me brum të thërrmuar.

Mbulojmë mbushjen me brumin e mbetur duke mbuluar komplet sipërfaqen e kungullit. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 40 minuta.

Makarona penne me domate dhe ullinj

Përbërësit:

320 gr Makarona penne

Vaj ulliri

3 thelpinj hudhra (të plota)

Pak spec pikant

1 lugë gjelle koperi

6-7 copë açuge

800 gr domate e copëtuar në kuti

100 gr ullinj të zi dhe jeshil

Kripë dhe piper i zi

Majdanoz

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar dhe për të zierë makaronat. Hedhim kripë dhe I lëmë të ziejnë 1 minutë më pak se në etiketë. Në një tigan të thellë ngrohim vaj, shtojmë hudhrat e plota dhe pak spec pikant. Shtojmë koperin e grirë, açuget dhe I kavardisim për 2 minuta.

Shtojmë domatet e grira në kuti, I përziejmë dhe I lëmë të ziejë për disa minuta. Shtojmë ullinjtë, dhe ato të copëtuar, pak majdanoz të grirë hollë. Shtojmë makaronat dhe I lëmë të ziejnë për 1-2 minuta së bashku. I shërbejmë të ngrohta!

 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat