Koncerti “Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë” do të vijë për publikun nesër në Amfiteatrin e Tiranës tek Liqeni. Në këtë koncert janë bërë bashkë tetë artistë të njohur, ku secili do të këndojë nga tre këngë . Këngëtarët vijnë me këtë koncert, duke ia dedikuar qytetit të Tiranës, skenës së madhe të të gjithë artistëve.
“Të gjitha rrugë t që të çojnë në Tiranë është një koncert që do të ketë një jetë të gjatë edhe do të vazhdojë edhe në vazhdim. Kemi disa surpriza, kemi menduar për një shorte, edhe do të ketë edhe shumë dhurata, që do të jepen në fund të koncertit”, shprehet këngëtarja Rovena Dilo.
Ndërsa, këngëtarja e këngës popullore, Maya Aliçka, e quan këtë koncert, një iniciativë shumë të mirë, sepse ka bërë bashkë artistë artistë të mirëfilltë të skenës sonë.
"Është kënaqësi, sepse që të gjithë kolegët që janë këtu, janë të mrekullueshëm m edhe mera shumë të fortë të tregut. Është kënaqësi për mua, që të tillë emra janë bashkë”, shton Aliçka.
Këngëtarja Lori Kaçka, e cila do të vijë për publikun me këngën “I papamë” , shton edhe se: “Edhe pse jam korçare, nesër kam menduar që të këndojë një porpuri të Veriut, “Vallja e Tropojës” dhe të Rugovës, mendova që ta sjell në një lloj kolazhi”.
Organizatori i koncertit na zbulon edhe emrat e artistëve të tjerë pjesëmarrës.
“Janë gjithashtu artistët Eranda Libohova, Remzie dhe Nexhat Osmani, Selami Kolonja, Gili, Orgesa Zaimi”, shprehet Eraldo Rexha.
Koncerti zhvillohet në datë 20 qershor në Amfiteatrin e Tiranës tek Liqeni.