Të gjithë japin 'dritën jeshile', AF Elbasani drejt shitjes së aksioneve
Akademia e Futbollit Elbasani
Akademia e Futbollit Elbasani ka nxjerrë në shitje 70 përqind të aksioneve. Bashkia e Elbasanit i ka dhënë "dritën jeshile" daljes në shitje të këtyre aksioneve, me këshilltarët bashkiakë të të gjitha forcave politike që kanë votuar në mënyrë unanime që klubi të jetë në shitje sipas projektvendimit.
AF Elbasani do të vlejë fillimisht 138 milionë lekë të vjetër, për aksionet që do dalin në treg. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak bëhet me dije se asetet e klubit do vijojnë t'i mbeten bashkisë si pronare, ndërsa emri dhe logoja do shiten.
Kësisoj, pas afro dy vitesh nga krijimi, bashkia e Elbasanit ka nxjerrë në shitje klubin, me kreun e këtij institucioni që ka folur në mbledhje dhe ka sqaruar këtë vendim duke qenë se klubi është pranë ngjitjes në Superligë dhe po bën mirë në Kategorinë e Parë. Gledian Llatja ka sqaruar se ky është një detyrim ligjor, me sportin që do ketë mbështetje në këtë qytet.
“Pas krijimit rreth dy vite më parë, AF Elbasani ka pasur një performancë të mirë deri më sot dhe ka premisën për të kaluar në Superiore dhe ngritur emrin futbollit dhe Elbasanit aty ku e ka vendin. Është një detyrim ligjor kur je në ligë profesioniste, duhen shitur aksionet. Në këtë mbledhje kërkohet miratimi për shitjen. Asetet janë pronë e bashkisë. Pra, do të shiten vetëm 70% e aksioneve dhe nuk ka lidhje me asetet. Edhe mund t’i shisnim 100% të aksioneve, por nga diskutimet publike dhe grupet e interesit, qytetarët, tifozët, kanë kërkuar jo shitjen në masën 100%, por vetëm 70%. Bashkia e Elbasanit do të vijojë të mbështesë sportin në këtë qytet, jo vetëm futbollin”, tha Llatja.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3864
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Zyrtare/ Bruno Telushi pa ekip, AF Elbasani konfirmon largimin
24 Dhjetor, 11:48
-
VIDEO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën! Pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës
23 Dhjetor, 17:55
-
Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'
22 Dhjetor, 19:07
-
Kategoria e Parë/ Pogradeci shtang Vorën në fund, Apolonia mposht Besën! Kastrioti tri pikë (Renditja)
22 Dhjetor, 15:43
-
Kategoria e Parë/ Flamurtari fitore dramatike, Kukësi 'bie' në Peshkopi! Burreli surpriza e sezonit (Renditja)
21 Dhjetor, 15:46
-
Aksident në aksin ‘Librazhd-Prrenjas’, makina përplaset me kamionin, humb jetën shoferi i mjetit
21 Dhjetor, 08:50
-
Dy aksidente me vdekje në Durrës e Librazhd, dy të rinjtë humbin jetën pas përplasjeve me kamionët (VIDEO)
21 Dhjetor, 07:09
-
Superliga nis aktin e fundit për 2024, fitojnë Partizani dhe AF Elbasani! ‘Demat’ momentalisht në krye
20 Dhjetor, 22:15
-
Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ 2 makina përplasen me njëra tjetrën
20 Dhjetor, 14:17
-
Superliga, fillon sot akti i fundit për 2024! Ndeshjet në tre ditë, dy duele kyçe
20 Dhjetor, 11:16
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor, 11:44