Të gjithë kremrat dhe produktet kozmetike që zëvendëson vitamina E, 5 përdorime të jashtëzakonshme

Të gjithë kremrat dhe produktet kozmetike që zëvendëson vitamina E, 5 përdorime të jashtëzakonshme

Foto Ilustruese

Vitamina E është ndër të paktat vitamina që është edhe antioksidante. Është e njohur si vitamina që forcon sistemin imunitar dhe parandalon sëmundjet e zemrës! Kjo vitaminë gjendet gjithashtu si bazë e shumë produkteve kozmetike falë vetive shëruese, hidratuese etj.

Duke qenë një antioksidant shumë i fuqishëm, vitamina E mund të ndihmojë në ngadalësimin e rrudhave të para falë mimikave të fytyrës, humbjes së flokëve dhe shumë probleme të tjera. Veç marrjes së vitaminës E si një tablet, pra në mënyrë orale, ju mund ta përdorni atë dhe në mënyrë topike, pra të përftoni xhelin nga kapsula dhe ta aplikoni direkt në lëkurë apo flokë. Më poshtë janë disa nga përdorimet më të shkëlqyera të vitaminës E: 

Zbeh shenjat 

Nuk ka rëndësi nëse plaga, apo aknet kanë lënë një shenjë të re apo të vjetër në lëkurën tuaj, kjo e fundit do të zbehet brenda pak ditësh, nëse ju aplikoni vitaminën E direkt në lëkurë.

Strijat

Shtatzënia, fitimi dhe humbja e peshës bën që lëkura juaj të hapet e të rikthehet në gjendjen e mëparshme duke ju lënë disa shenja. Këto janë strijat dhe kur janë të kuqe mund të trajtohen në kohë, pa u shndërruar në të bardha, strija që zbehen më me vështirësi. Megjithatë nëse aplikoni rregullisht vitaminë E në shenjat e lëkurës, këto të fundit do të bëhen më pak të dukshme.

Rrudhat e para 

Harrojini ato serumet super të shtrenjta anti-plakje. Një mënyrë më e thjeshtë dhe më efektive për të zbehur pamjen e rrudhave është aplikimi i vitaminës E në fytyrën tuaj.

Lëkura e thatë

Përdoreni këtë vaj antioksidant për ta bërë lëkurën tuaj më të butë dhe të shkëlqyeshme. Mund ta aplikoni në sipërfaqen e duarve para se të flini, mbi buzët tuaja apo në zonat më të thata të lëkurës.

Parandalon rënien e flokëve

Humbja e 50 deri në 100 fije flokësh çdo ditë konsiderohet normale. Një mënyrë e shkëlqyer për të parandaluar rënien e flokëve është duke masazhuar skalpin e kokës me vitaminë E. Kjo gjë stimulon rritjen e flokut dhe ushqimin e rrënjës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave