'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'

'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'

Sali Berisha

Sali Berisha ka zhvilluar dje një takim me pedagogë, studentë e deputetë të PD-së. Ai tha se pjesë e programit të PD për zgjedhjet 2025 është dhe heqja e mesatares për universitetet.

Teksa e ka cilësuar çështjen e arsimit si më kryesorja për mirëqenien e një kombi, ai gjithashtu premtoi një minimun jetik prej 200 eurosh për të gjithë studentët.

"Nuk ka institucione të tjera një komb që mund të transformojnë më shumë se sa studentët dhe universitetet. Ndaj dhe këto kohë, le të jenë kohët e tronditjes më të madhe të këtij regjimi. Është radha jonë, ne do ta fitojmë këtë betejë. Kjo diktaturë nuk ka të ardhme. Europa provoi për herë të parë në histori narkoshtetin dhe narkodiktaturën. E përcolli me indiferencë, por tani ky është një realitet i hidhur që duhet të shpëtojmë ne dhe Europa prej saj.

Ndaj dhe, duke u garantuar ju se programin e arsimit të lartë, do e hartoni ju me ekspertizën më të mirë, dhe se qeveria e PD do bëjë gjithçka për zbatimin e saj, rikthimin e universiteteve në qendra të fuqishme kërkimore dhe shkencore, heqjen e diskriminimit, ndëshkimit në pranimet universitare me të ashtuquajturën mesatare.

U ndëshkuan të gjitha zonat e varfra të vendit, kjo merr fund. Nga vitet ’80 të shekullit të kaluar e në vazhdim, vendet e lira i kanë të hapura dyert e universiteteve për fëmijët e tyre. Kjo është e vërteta. Po këta kanë një mendësi, çfarë t’u thuash mendësisë së tyre…

Po të shkosh të marrësh të gjithë gjimnazet periferike, e kanë nën 6.5 mesataren. E privon arsimin nga njëri nga funksionet bazë që është edhe lufta kundër varfërisë. E privon nga funksion, midis të tjerash. Ndaj këto kohë që kanë mbetur, le të jenë kohë beteje për të vërtetat që ne besojmë.

Betejë për t’u dhënë shqiptarëve sistemin arsimor më cilësor të mundshëm në kushtet e këtij vendi. E njëjta gjë për shëndetësinë, por sot jemi te arsimi. Ndaj dhe i ftoj edhe gjimnazistët, të mos harrojnë se në vitin e ri universitar, pa mesataren e partisë. Të hapura dyert. Dhe jo vetëm kaq, po minimumi jetik do aplikohet për çdo student, 200 euro.

Karta e studentit do të pasurohet me një seri lehtësirash të tjera. Ne, siç kam deklaruar këto ditë, do të fusim gjerësisht në përdorim kartën e konsumatorit për të rikthyer TVSH-në pensionistëve, rrogëulurve dhe atyre që janë në nevojë. Por studentët nuk mund të mos jenë përfitues si këta të tjerët,” është shprehur Sali Berisha.

Kujtojmë që në kohën e Berishës, nuk mbeti katraxhi pa marrë diplomë. Ata pastaj u bënë mësuesa e drejtora në administratë./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri