Të gjithë nxitojnë për t'u kthyer në normalitet, nga Gjermania nis fluturimi i parë europian charter për në Kinë

Të gjithë nxitojnë për t'u kthyer në normalitet, nga Gjermania nis fluturimi i parë europian charter për në Kinë

Dëshira për tu kthyer në normalitet po ndihet në të gjithë botën dhe gjithnjë e më shumë vende po provojnë ndarjen nga ‘ngushticat e pandemisë’.

Me përjashtimin e Lisbonës, Portugalia ka filluar fazën e tretë të daljes nga bllokimi dhe Izolimi teksa ka vendosur nga 1 qershori rihapjen e vendeve të adhurimit, dyqanet, palestrat dhe teatrot.

Pjesë të masave ka lehtësuar edhe New Yorku.

Në Skandinavi në Evropën Veriore, Norvegjia dhe Danimarka do riaktivizojnë turizmin mes vete më 15 qershor, por kufizimet do të qëndrojnë për suedezët që kanë provuar të jenë nxënësit më të këqij në menaxhimin e krizës pandemike.

Sot nga aeroporti i Frankfurtit, Gjermania ka nisur fluturimin e parë europian charter për në Kinë.

Pasagjerët janë kryesisht punëtorë gjermanë që drejtojnë kompani evropiane në Kinë dhe që kanë investuar në Azi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!