Kevin Dodaj, sulmuesi i Vllaznisë është talenti që ka spikatur në futbollin shqiptar në gjashtë muajt e fundit. 19-vjeçari për disa muaj ka luajtur 22 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola me Vllazninë në të gjitha kompeticionet.
Forma e tij është "pikasur" edhe nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, i cili e ka afruar te Shpresat dhe e ka aktivizuar në tre takime. Për talentin e sulmit ka interes nga disa klube, më i fundit nga Lens në Francë.
Veç tyre belgët e Anderlecht e kanë ndjekur prej javësh Dodaj, duke iu bashkuar Sassuolos në Itali, Vejles në Danimarkë dhe Kolos Kovalivka në Ukrainë.
Sipas "Transfermarkt" vlera e tij në treg është 350 mijë euro, por vështirë se Vllaznia do e lëshojë "filizin" e formuar nga ajo për këtë shifër.