'Të hapet dogana e Qafë Botës'/ Qindra banorë në protestë nga të dyja anët e kufirit: Për të shkuar në shtëpi duhet të kalojmë nga Kakavija (VIDEO)

Qindra minoritarë grekë janë mbledhur në doganën e Qafë-Botës në një protestë për të kërkuar nga qeveria greke hapjen  e doganës. 

Më të prekur nga mbyllja e kësaj dogane janë të moshuarit që nuk mund të marrin dot trajtimin mjekësor në Greqi, por edhe bizneset. Gazetari i Report Tv, Limos Disdani nga Qafë Bota raporton se të pranishëm kanë qenë qindra qytetarë që janë organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale. Të pranishëm mes qindra qytetarëve është edhe kryetari bashkisë së Finiqit,  Kristo Kiço, ndërsa në pjesën greke kryetari bashkisë Igumenicë, Janis Lolos.

"Jemi këtu për të shprehur mbështetjen tonë në kërkesën tuaj të drejtë për t'u hapur menjëherë pika e kalimit të Qafë Botës. Nuk mund të funksionojnë ligje të ndryshme për doganat e tjera dhe tjetër ligj për doganën e Qafë Botës. Kjo është edhe kërkesa e Këshillit Komunal të Igumenicës. Jemi pranë jush dhe qeveria qendrore e Greqisë duhet të dëgjojë edhe kërkesat e pushtetit lokal dhe qytetarëve", tha Lolos. 

Ndërkohë, një protestë paralele është zhvilluar në anën greke. Kjo sepse banorët që jetojnë në Filat dhe Igumenicë për të shkuar në shtëpi u duhet të kalojnë nga Kakavija, që zgjat rrugëtimin e tyre. 

Kjo doganë është mbyllur nga shteti grek për shkak të pandemisë së COVID-19. Për të menaxhuar hyrjet dhe daljet është lënë që të lejohet kalimi vetëm në Kakavijë dhe Kapshticë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Vaksinim administratës e punonjësve të qendrave tregtare deri më 31 dhjetor dhe dozë e tretë për mbi 18-vjeçarët! Jeni dakord me vendimet e Komitetit?



×

Lajmi i fundit

John

Për herë të parë pas kolapsit, Eriksen rikthehet në stërvitje! Futbollisti i Interit pjesë e ekipit danez