Të hënë shorti i play-off, kundërshtarët e skuadrave shqiptare në Conference League

Të hënë shorti i play-off, kundërshtarët e skuadrave shqiptare në Conference League

Foto ilustruese

UEFA do hedhë në Nyon të Zvicrës shortin e Conference League. Të hënë në mesditë edhe tre skuadrat shqiptare të mbetura në garë do mësojnë kundërshtarët për fazën play-off.

Partizani, Ballkani dhe Struga do të njohin kundërshtarët e mundshëm që do të kenë përballë. Sipas formatit të përcaktuar, skuadrat që vijnë nga Champions League do të ndeshen me njëra-tjetrën në këtë kompeticion.

Skuadrat kampione, që do të kualifikohen nga turin i tretë i Conference League do të ndeshjen me ekipet kampione që do të eliminohen nga raundi i tretë i Europa League.

skuadrat shqiptare, në rast se kualikifikohen, do të ndeshen me një prej skuadrave që do të eliminohen nga çiftet,  Zalgiris – BK Hacken, Qarabag – Helsinki,  Zrinjski Mostar – Breidablik, Sheriff Tiraspol – BATE Borisov dhe Astana – Ludogorets. Ndeshjet e play-off-it të Conference League do të luhen në 24 dhe 31 gusht.

Me një kalim të mundshëm në turin e tretë, skuadrat shqiptare do kërkojnë zonën play-off, që do të thotë më pas zonën e grupeve në eventin evropian.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashkët ortodokse/ Besimtarët në Tiranë dhe qytete të tjera kremtojnë të Premten e Zezë

Pashkët ortodokse/ Besimtarët në Tiranë dhe qytete të tjera kremtojnë të Premten e Zezë