Të hënën Gjiknuri merret në
pyetje për rrugën Tiranë-Elbasan

Të hënën Gjiknuri merret në<br />pyetje për rrugën Tiranë-Elbasan<br /><br>
Ministri aktual i Transporteve, Damian Gjiknuri, pritet që ditën e hënë të paraqitet në prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar lidhur me abuzimet financiare që janë bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH në rrugën Tiranë-Elbasan. Burime pranë kësaj prokurorie thanë Gjiknurit i është dërguar një fletë-thirje dhe se është caktuar që prezenca e tij për të dëshmuar në prokurori,të jetën ditën e hënë.

Kujtojmë që Gjiknuri pritet të pyetet në prokurori në cilësinë e personit kallëzues, pasi në fillim të muajit Janar 2018 ministri ju drejtua me një kallëzim kryeprokurores së përkoshme Arta Marku. Pas një muaj nga ky kallëzim, prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj ka urdhëruar arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ish-drejtori Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtorët e menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Alite dhe Aksel Qurduka. Të tre personat e arrestuar janë marrë në pyetje nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe se asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.

Verifikim me ekspertë në terren
Mësohet se për llogari të hetimit prokuroria e Krimeve të Rënda do caktojë inxhinjerë ndërtimi në teren, për të kryer një ekspertizë lidhur me punimet e yrugës Tiranë-Elbasan, e cila nuk ka përfunduar ende, pavarësisht se punimet e saj kanë nisur që në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha, dhe ministër Transporti i ndjeri Sokol Olldashi. Për këtë rrugë janë arrestuar dhe po gjykohen dy ish-drejtorët e Përgithshëm të Rrugëve.

Pas nisjes së hetimeve për këtë rrugë, Prokuroria ka vendosur që të ngrejë një grup pune të përbërë nga ekspertë ndërtimi, me qëllim monitorimin në teren të rrugës. Ekspertet që do të caktojë Prokuroria do të bëjnë një vlerësim nese mendimet e bëra në tenderin për këtë rrugë kanë qenë apo jo të nevojshme. Grupi i ekstertëve do të vlerësojë gjithashtu dëmin ekonomik të shkaktuar dhe se do të kontrollojë dokumentacionin e punimeve reale.

Në prokurori dëshmoi dhe Qëndro
Kreu i ARRSH, Afrim Qendro ka dëshmuar ditën e premte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet që po zhvillohen për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Qendro u fut në Prokurori rreth orës 11:00 dhe doli një orë më pas, ndërsa u shpreh për mediat se dëshmoi për atë që kishte dijeni për çështjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

“Dhashë shpjegime për rrugën Tiranë-Elbasan në cilësinë e detyrës që kam. Jam gati që të dëshmoj përsëri nëse do të thirrem nga prokuroria”-deklaroi ai. Afrim Qendro nuk shoqërohej nga avokat, ndërsa u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit që po zhvillohen për abuzimet në ndërtimin e rrugës. Afrim Qendro ka qenë ish-zv/ drejtor i ARRSH në kohën që drejtues ishte Dashamir Xhika i arrestuar për dy dosje, të Gjinarit dhe Tiranë-Elbasan.

Afrim Qendro dëshmoi pas dy ish-ministrave të LSI, Haxhinasto dhe Dervishaj. Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, por edhe Albens Alite e Aksel Qurduka, drejtori dhe ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, të cilët janë pyetur më parë në lidhje me hetimet. Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzim të dytë të ministrit Gjiknuri në 2017.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun