Ka mbaruar mbledhja e kryedemokratit Lulzim Basha me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe. Burime nga mbledhja i thanë Report Tv se në mbledhjen e Bashës me krerët e degëve është vendosur nisja e protestave ditën e hënë.

Të njëjtat burime i thanë Report Tv se protestat do të vijojnë edhe pas ditës së hënë. Megjithatë, Basha pritet të zhvillojë një takim dhe me grupin parlamentar, ku do të merret vendimi përfundimtar për protestat.  

d.c./shqiptarja.com