Samiti i Berlinit, Tirana gati të presë liderët e BE-së! Mbi 2 mijë efektivë të angazhuar për të ruajtur sigurinë! Rrugët që do bllokohen nga nesër

Policia e Shtetit është duke zhvilluar një konferencë për masat që do të ndërmerren në kuadër të samititi i Procesit të Berlinit që do të zhvillohet të hënën në Tiranë.  

Nga nesër do të nis rrethimi në rrugë në mënyrë që të ketë siguri për këtë event të madh që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

Policia e Shtetit njoftoi perimetrin e sigurisë i cili nis nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza ndërsa shtoi se do të jenë 1604 efektivë dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës të angazhuar për këtë event të rëndësishëm.

Gjithashtu për garantimin dhe sigurinë e aktivitetit kemi bashkëpunuar me agjensitë e tjera të zbatimit të ligjit në vend dhe me organizma ndërkombëtare Europol për shkëmbimin e informacionit. Po bashkojmë me bashkinë e Tiranës, Autoritetin Portul të Rinasit, Policinë bashkiake, shërbimin zjarrfikës dhe qendrën spitalore të Tiranës. Për garantimin e sigurisë para dhe gjatë zhvillimit të aktivitetit, është parashikuar ky perimetër sigurie: Bulebardi “Dëshmorët e Kombit, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza.

Bulebardi Bajram Curri, nga kryqëzimi në rrugën e Elbasanit deri tek Kryqëzimi Rruga Ibrahim Rugova, rruga Papa Gjon Pali II, RTSH, stadium. Rruga Ismail Qemali deri tek rruga e Elbasanit

Në këto akse rrugore, duke filluar ora 20:00 e datës 15 tetor deri në përfundim të Samitit, më datë 16 tetor, në orën 20:00, do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, por do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë.  Të gjitha bizneset private që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë, ditën e hënë do të jenë të mbyllura.- ”, tha ai.

Për herë të parë, samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë samit me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjedhur Tirana. Përgatitjet për këtë samit po vijojnë.  Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:40
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Von Der Leyen nesër takim me Ramën për integrimin në BE

1697294606_Ramavonderleyene1582018180433.jpg

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila vjen nesër në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit pritet të takohet me kryeministrin, Edi Rama, për të diskutuar mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ora 12:57
Tirana bëhet gati për samitin e Procesit të Berlinit, rruga e Rinasit vishet me flamujt e BE-së dhe Shqipërisë

1697281289_rrugaerinasit.jpg

Dita e hënë do të jetë historike për Tiranën, pasi për herë të parë do të zhvillohet një samit i përmasave të tilla, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët europianë.

Tirana ka nisur përgatitjet për këtë ngjarje historike, ku flamuj të Bashkimit Evropian dhe të Shqipërisë shihen kudo nëpër rrugët e Tiranës dhe në rrugën kryesore të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Ora 10:25
'Procesi i Berlinit' policia blindon Tiranën! Cilat janë rrugët që do të bllokohen: S'do lejohen as kalimtarët, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve (MASAT)

1697271983_fdffdfd.JPG

Policia e Shtetit zhvilloi sot një konferencë ku bëri me dije planin e masave të sigurisë dhe rrugët që do të kufizohen në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë.

Për garantimin e sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, është parashikuar ky perimetër sigurie:

  • -Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”;
  • -Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”; 
  • -Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”;
  • -Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”;
  • -Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
  • -Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”;
  • -Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
  • -Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
  • -Rruga “Ukraina e lirë”.

Në këto akse rrugore, duke filluar ora 20:00 e datës 15 tetor deri në përfundim të Samitit, më datë 16 tetor, në orën 20:00, do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, por do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë.

Të gjitha bizneset private që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë, ditën e hënë do të jenë të mbyllura.

Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, nuk do të lejohet as lëvizja me këmbë, e qytetarëve.

Theksojmë se kufizimet e mësipërme janë në funksion të perimetrit të sigurisë për Samitin, ndaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kërkesat dhe procedurat ligjore, të normuara nga Policia e Shtetit.

Ndalim të qarkullimit të automjeteve, më datë 16 tetor, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 15:30 deri në orën 20:00, do të ketë në akset rrugore: 

  •  •Rinas – Mbikalimi i Kasharit – autostrada “Durrës – Tiranë” – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës - rrethrrotullimi i Saukut – rrethrrotullimi pranë Akademisë së Sigurisë – Pallati i Brigadave – rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”;
  • •Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri te Rruga e Elbasanit (ky ndalim vlen për të gjitha llojet e mjeteve); 
  • •Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri te sheshi “Nënë Tereza”;
  • •E gjithë rruga “Papa Gjon Pali II”;
  • •Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.
  • Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë - Fushë Krujë – Vorë”.

Për të lehtësuar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, që të reduktojnë në maksimum përdorimin dhe qarkullimin me automjete, gjatë kësaj dite, si dhe që të përdorin akse rrugore dhe drejtime të tjera lëvizjeje.

Ky kontribut i qytetarëve do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar për garantimin e masave të sigurisë gjatë këtij Samiti.

G.MO/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Encro: 14/10/2023 11:13

    Sa bukur kane dale kto te 3 imagjino kur te dalin me bizhamat e burgut Pasi te dalin tabulatet e encro chat dhe sky.. Sepse jane aty kto bashke me shume tjere! Hajt per hajr..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’

Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’