Seanca plenare e cila duhej që të mblidhej të enjten, do të mblidhet këtë të hënë dhe sipas njoftimit të bërë publik në faqen zyrtare të Kuvendit nuk janë të përfshira në rendin e ditës 7 projektligjet për implementimin e ndryshimeve kushtetuese, duke u shtyrë për sesionin e ardhshëm parlamentar.
Votimi i tyre pritet që të bëhet me konsensus, megjithatë ato mund të kalohen edhe me një shumicë të thjeshtë me 71 vota pro.
Implementimin sa më parë të Reformës në Drejtësi e ka kërkuar edhe Bashkimi Europian, ndërkohë që edhe përfaqësues të qeverisë kanë deklaruar se këto 7 ligje janë të detajuara dhe me afate kohore.
Këto 7 projektligje cilësohen si projektligje të emergjencës, për të cilat kërkohet miratimi i tyre seancën e ardhshme.
Ligjet janë kryesisht të karakterit organik dhe përfshijnë: Projektligji “Për Gjykatën Kushtetuese”, drafti “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, projektligji “Për organizimin e gjyqësorit”, ai “Për organizimin e prokurorisë”, Projektligji “Për mirëqeverisjen e organeve të drejtësisë”, projektligji për SPAK dhe Byroja si dhe Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve”.
Në total janë më shumë se 40 projektligje që duhen miratuar nga Kuvendi si pjesë e paketës së reformës në drejtësi.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com