Të huaj pa limit, Erbim Fagu: Dëmton futbollin, klubet s’mendojnë për akademitë

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së befasoi pak ditë më parë duke rritur numrin e të huajve të cilët lejohen të luajnë në futbollin shqiptar. Një vendim që në dukje shkon kundër akademive vendase, pasi klubet do jenë të orientuar për të blerë jashtë dhe shumë me një çmim më të leverdisshëm. Nga 5 të huaj që është aktualisht, nga janari në Superligë do lejohen 7, ndërsa nga sezoni i ardhshëm ky numër mund të jetë pa limit. Sipas Erbim Fagut, ish-trajnerit të Tiranës i cili punon në akademitë e futbollit në Holandë, ky vendim nuk e ndihmon futbollin shqiptar.

“Është e vërtetë që kjo dëmton deri diku akademitë, lojtarët e rinj. Pjesa më e madhe e sportit gjithsesi nuk kanë informacion sesi punojnë akademitë. Ekipet e para që kanë bërë kërkesë (për shtimin e lojtarëve të huaj), duan që me lojtarë të huaj, sepse nuk mund ta rrijnë me lojtarë vendas, nuk kanë mundësi ti gjejnë, të arrijnë objektivat që vendosen nga presidentët. Shumë pak klube me ato informacione që kam unë punojnë mirë me akademitë, por edhe pak ato klube që punojnë mirë kanë shumë vend për t’u përmirësuar,”-u shpreh Erbim Fagu, trajner futbolli.

Shtimi i të huajve nuk do jetë veëm në Superligë, por edhe në Kategorinë e Parë, ku do lojen deri në 7 futbollistë jo vendas. Këto klube në të shumtën e rasteve janë klube që financohen nga bashkitë.

“Numri mund të ishte më i vogël, por nëqoftëse mbetet dhe ky që është nuk mundet dhe nuk duhet lejuar nga shteti që paratë publike, kontributet e bashkive të shkojnë për kontrata profesionistësh. Aq më shumë që janë të huaj,”-tha Artan Shyti, ish zv.ministër i Arsimit dhe Sportit.

Ajo që është paradoksale ka të bëjë me klubet e futbollit, të cilat edhe e bënë këtë kërkesë, por në të njëjtën kohë kanë edhe akademitë e tyre, por që kuptohet qartësisht se sa rëndësi i japin.

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar