Të huajt në Shqipëri: Mjekësia ka
probleme, por këtu ndihemi mirë

Të huajt në Shqipëri: Mjekësia ka<br />probleme, por këtu ndihemi mirë
TIRANE - Emisioni Airport’ i drejtuar këtë mbrëmje nga gazetarja Mira Kazhani trajtoi temën "Atdheu ynë i dytë, Shqipëria" me të ftuarit e huaj: znj.Carmen Gjani, drejtuese e revistës "Psikologji"; znj.Patricia Constantinescu, drejtore ekzekutive e "Metro"sh.a.; z.Roberto Caparrota nga Italia, kordinator i forumit të PD-së; z.Gino Donzela, biznesmen.
Ata jetojnë në Shqipëri prej kohësh dhe dhanë përshtypjet e tyre nga jeta e këtushme me shqiptarët, miqësia dhe lidhjet me ta.

Ndërkohë që biseda rreth Shqipërisë preku fusha të ndryshme, në studio erdhi lajmi se dukesha Kate Midletton kishte lindur një djalë. Gazetarja Kazhani ua bëri të njohur këtë lajm, menjëherë të ftuarve. Por, z. Caparrota e ndërpreu: "Me thënë të drejtën unë po mendoja për lindjen e djalit tim në nëntor!" Ai u përgëzua për këtë gëzim në jetë ndërkohë që mori edhe propozimin nga z.Donzela se mund ta quante Albano, ç’ka solli gaz në studion e “A1Report!”
 
Moderatorja e emisionit e lidhi lindjen e fëmijëve në Shqipëri me kushtet e mjekësisë dhe gjendjen e spitaleve, duke I pyetur të ftuarit se cilët ishin vlerësimet e tyre për situatën.
 
Znj. Gjani tha: "E kam lindur fëmijën time në Bukuresht, kur im shoq ishte me punë në ambasadën e atjeshme, por përsa i përket mjekësisë në shtet, dihet që ajo lë shumë për të dëshiruar. Fatmirësisht që ka alternative të tjera. Edhe në Rumani, studimet në fushën e mjekësisë janë “OK”, por në realitet ka ende shumë për të bërë."
 
Z.Donzela tha nga ana e tij “No coment”, duke lënë të nënkuptohet shumë. Më optimist u tregua z.Caparrota, i cili tha “Duhet të jemi më optimistë. Në Itali kemi 150 vjet kapitalizëm dhe prapë kemi probleme. Shqipëria avash – avash do të rregullohet se në 22 vjet ka bërë hapa gjigandë. Pra, duhet  të jemi më optimistë,"- përfundoi ai.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!