Rekord infektimesh në Shqipëri! 1,648 raste dhe 5 viktima në 24 orë! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 9,286 raste aktive me COVID

Rekord infektimesh në Shqipëri! 1,648 raste dhe 5 viktima në 24 orë! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 9,286 raste aktive me COVID

Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shifra rekord infektimesh nga koronavirusi. Mësohet se gjatë këtyre 24 orëve 1,648 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID nga 7,812 testime të kryera. Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan 1,236 raste me COVID.

Fatkeqësisht, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve të fundit. Më konkretisht bëhet fjalë për tre qytetarë nga Tirana 59-87 vjeç, një qyetetar nga Konispoli 66 vjeç dhe një qytetar nga Peqini 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në sptialet COVID po marrin trajtim mjekësor 106 pacientë, 12 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.

Ndër të tjera mësohet se 309 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 202,386 që nga fillimi i epidemisë. 

Autoritetet shendetësore njoftojnë se në të gjithë vendin janë 9,286 raste aktive me COVID ndërsa Tirana vijon të kryesojë si qyteti me më shumë të infektuar.

Kryeqyteti pasohet nga Elbasani, Durrësi, Fieri dhe Shkodra për numrin e infektimeve ndërsa kjo rritje e frikshme e rasteve vjen pas festave të fundvitit ku grumbullimet kanë qenë të shumta dhe masat anti-COVID nuk janë respektuar. 

Sa i përket infektimeve në 24 orët e fundit, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 707 në Tiranë, 118 në Elbasan, 101 në Durrës, 73 në Fier, 69 në Shkodër, 63 në Vlorë, 48 në Sarandë, 34 në Lezhë, Lushnje, Gjirokastër, 23 në Krujë, 22 në Kamëz, 20 Pogradec, 17 në Kavajë, 18 në Korçë, 15 në Devoll, 14 në Tepelenë, 13 në Kurbin, Mallakastër, 12 në Mat, Patos, Divjakë, 10 në Himarë, Përmet, Kolonjë, Berat, Cërrik, 8 në Shijak, 7 në Pukë, Tropojë, Dimal, Kuçovë, Peqin, Librazhd, Prrenjas, 6 në Dibër, Konispol, Skrapar, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, 4 në Memaliaj, 3 në Malësi e Madhe, Has, Këlcyrë, Poliçan, Belsh, 2 në Kukës, Delvinë, Dropull, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Bulqizë, Klos, Maliq. 

Statistika (06 Janar 2022) 
Raste të reja ditore         1,648
Të shëruar në 24 orë       309
Të shtruar në spitale       107
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 7,812

Testime totale              1,508,508
Raste pozitive                 214,905
Raste të shëruara           202,386
Raste Aktive                        9,286
Humbje jete                         3,233 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           4,347
Fier                 907
Durrës             840
Elbasan           657
Shkodër          608
Vlorë                591
Berat               319
Gjirokastër     315
Lezhë              273
Korçë               217
Dibër                129
Kukës               83

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë