Të korruptuar deri në 'palcë', ish-zyrtarët e hipotekës së Korçës merren të pandehur

Të korruptuar deri në 'palcë', ish-zyrtarët e hipotekës së Korçës merren të pandehur

Disa ish-zyrtarë të hipotekës së Korçës të cilat sipas një hetimi të prokurorisë rezultojnë se janë të korruptuar deri në “palcë” janë dërguar në gjykatë si të pandehur. Vendimi për dërgimin në gjyq të Ersild Gorari, zv/kryeregjistrueses  Arsidesa Hysi, kryeregjistruesit Leftjon Bardho, dhe dy punonjwsve të hipotekës Korçë Erion Arifi, Andrea Zallemi është marë nga prokurorja e çështjes Dhorina Theodhori dhe se momentalisht çështja ndodhet në gjykatë. Sipas hetimeve të kryera ka rezultuar dëshmia e një punonjësi të hipotekës Korçës, i cili ka shfaqur pendesë për krimet e kryera të korrupsionit në hipotekën e Korçës, ka shkëmbyer për zbardhjen e plotë të disa prej rasteve korruptive. Ersild Gorari,një punonjës i hipotekës së Korçës i vënë nën akuzë për “Shpërdorim detyre” ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë dhe të tregojë të gjithë skemën e korrupsionit dhe falsifikimit të çertefikatave të pasurive në hipotekën e Korçës. Fillimisht çështja penale ka nisur kundër tij, por pasi punonjësi i hipotekës Gorari është penduar dhe ka pranuar të flasë për prokurorinë, dosja penale është tërhequr nga gjykata e Korçës dhe çështja ka vijuar duke kryer një sërë veprimesh hetimore shtesë. Këtë herë në ndihmë të hetimit të prokurorisë ka qenë dhe dëshmia e punonjësit Ersild Gorarit, i cili në rrëfimin e tij ka dhënë të plotë skemën e korrupsionit që kryenin zyrtarët e hipotekës së Korçës.

Nga verifikimi në sistem është konstatuar se zyrtarët e hipotekës Korçë pajisnin me çertifikata pasurie, qytetarë të cilët nuk kishin aplikuar asnjëherë dhe s’kishin bërë ndonjë pagesë për këtë shërbim. Për më tepër që zyrtarët zhduknin nga arkiva e hipotekës rregjistrat hipotekorë, duke i marrë me vete lokale dhe në shtëpi dhe ja lënë në dorë të personave të panjohur në rrugë e lokale, të cilët plotësonin çertifikatat e pasurisë dhe firmosnin ato, duke e bërë më të vështirë zbardhjen e përgjegjësisë edhe nëse do kryhej ekspertim grafik i shkrimit. Hetimi ka zbuluar se kartelat e pasurisë është konstatuar se në një pjesë të tyre ka ndërhyrje të bëra nga Ersild Gorari apo zv/kryeregjistruesja Arsidesa Hysi dhe në shumicën e rasteve, kartelat dhe certifikatat janë plotësuar fiktive, pa u regjistruar në sistem, raste që janë në një masë shumë të madhe.

Ndërkohë sipas dëshmisë së Gorarit, shuma financiare që jepeshin nga qytetarët për të mbaruar punë në hipotekën e Korçës, varionin nga 400 mijë lekë të vjetra deri dhe në 10 milionë lekë të vjetra. Nisur nga kostatimet që dolën gjatë fazës së hetimit por edhe nga dëshmia e të penduarit prokurorja e çështjes Dhorina Theodhori ka urdhëruar arrestimin e Ersild Gorari, zv/kryeregjistrueses Arsidesa Hysi, kryeregjistruesit Leftjon Bardho, dhe dy punonjwsve të hipotekës Korçë Erion Arifi, Andrea Zallemi.Ndaj tyre gjykata e shkallës së parë Korçë, ka vendosur masën e “arrestit në burg”, por kjo masë është zbutur në gjykatën e Apelit Korçë,duke liruar nga qelia disa nga të arrestuarit, kundrejt garancive pasurore. Momentalisht të këta persona janë marrë të pandehur dhe çështja kundër tyre është dërguar për gjykim në gjykatën e Korçës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 24/09/2019 15:36

    Keni mundesine ti tregoni botes se si e luftojme korrupsjonin. Bjeruni pa meshire se s i vjen kujt keq per kta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja