Ka rezultuar shumë më e thjeshtë se sa pritej përballja e parë e Juventusit në Europa League. Skuadra e drejtuar nga Spalletti, që në fundjavë u mposht 3-2 nga Sassuolo në kampionat, debutoi në Evropë me fitoren 5-0 kundër Nijmegen.
Në ‘Allianz Stadium’ realizuan shumë prej lojtarëve të cilët po kalonin vështirësi në fillim të sezonit. Fillimisht zhbllokoi Nico Gonzales, ndërsa më pas golat e parë me fanellën e Juventusit gjetën talenti Alajbegovic, por edhe sulmuesi Nick Woltemade, i cili nuk e gaboi penalltinë.
Në pjesën e dytë u aktivizua i kritikuari Kolo Muani, që fillimisht dhuroi një asist për golin e Zelih Celik, ndërsa më pas realizoi edhe vetë, duke e shndërruar në natën e lojtarëve të munguar.
Fitorja, por edhe golavarazhi, i japin Juventusit vendin e parë në renditjen e Europa League pas ndeshjeve të para.











Komente
Komento