Të majtët braktisin “Median”
AMA do raportonte për nenin 62

Të majtët braktisin “Median”<br />AMA do raportonte për nenin 62
TIRANË - Pikërisht në ditën që ishte parashikuar  të diskutohej në komisionin e medias  propozimi i AMA për piken 12 të nenit 62 që ka të bëjë me monopolin mbi reklamat, deputetët  e maxhorancës nuk  erdhën në mbledhje.  Në këto kushte  përfaqësuesit  e AMA u larguan  nga komisioni ndërsa deputeti demokrat Luçiano Boçi tha se situata po futet në ngërç.

...
Mungesa e të gjithë deputetëve të shumicës u bë shkak për shtyrjen e mbledhjes së komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ku do të zhvillohej seanca dëgjimore me përfaqësuesit e AMA-s për amendimet ne ligjin e medias.
 
Përfaqësuesve të AMA-s të udhëhequr nga kryetari Gentian Sala i është dashur të presin deputetët e majtë prej disa minutash... Në këto kushte kryetari i Komisionit Genc Pollo njoftoi shtyrjen e mbledhjes.
 
Opozita e quajti të pajustifikuar bojkotimin e mbledhjes nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë komision. Deputeti demokrat Luçiano Boçi tha gjatë një deklarate për mediat tha se ishte vetë shumica e cila e kishte thirrur mbledhjen.
 
“Ne jemi para një procesi të bllokuar madje sot ne do ballafaqonim edhe faktin që AMA ka hapur procesin e dhënies së frekuencave, rrjeteve frekuencore e ka shpallur sipas rregullores në datën 3 Qershor dhe brenda 6- ditëve duhet të ishin shpallur dhe fituesit ndërkohë ne sot jemi akoma duke diskutuar për nenin 62 i cili është edhe penguesi kryesor i shpërndarjes së këtyre frekuencave. AMA vet sigurisht ka dërguar një letër është shprehur pro amendimit të nenit 62 por brenda AMA-s ka moskoherencë qëndrimesh nuk është qëndrim në unison, i përfaqësuesve. Situata është pak në ngërç siç duket ajo që kemi denoncuar ne që presioni klientëve është shumë i fortë bën që të ruhet ajo statukuoja pasi ende nuk kemi një qartësi. Kërkon vet seanca dëgjimore, nuk dëgjon autoritetin. Ajo duhet të dalë me një vendim të hapur, që ne e kemi kërkuar që të shprehet që është pro abrogimit të nenit 62 të propozuar nga deputeti Balla”, - tha Boçi.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit