Takimet e ambasadorëve të SHBA dhe BE, Donald Lu e Romana Vlahutin me grupet parlamentare të PS, PD dhe LSI do të zhvillohen ditën e martë.
Lu dhe Vlahutin do të takojnë fillimisht deputetët e Partisë Socialiste, ndërsa më pas do të vijojnë me grupin parlamentar të PD dhe në fund me atë të LSI-së.
Tre takimet e ambasadorëve ishin planifikuar për të premten, 6 maj, por u shtynë për javën e ardhshme.
Fillimisht ishin demokratët ata të cilët njoftuan anulimin e kësaj mbledhje. Një mesazh i ardhur deputetëve konfirmonte këtë takim një ditë më parë, por sot në mesditë u konfirmua zyrtarisht shtyrja e takimit.
Një orë më pas u njoftua edhe anulimi i mbledhjes edhe nga Partia Socialiste e Lëvizja Socialiste për Integrim. Socialistët u justifikuan me axhendën e mbingarkuar të deputetëve gjatë ditës së premte, pasi do të jenë në takime me zgjedhësit ne rrethe.
Ndërsa përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim thanë se kërkesa për të shtyrë mbledhjen me grupin parlamentar të LSI, erdhi nga vetë ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin.
Takimi me grupin parlamentar të LSI ishte parashikuar ditën e premte në orën 16:00, 1 orë pas takimit të planifikuar me deputetët e Partisë Demokratike, 15:00.
Ndërsa takimi me socialistët ishte programuar për në orën 14:00.
Ishte ambasada e SHBA disa orë më parë që reagoi për mediat lidhur me shtyrjen e takimeve të ditës së premte.
Zëdhënësi i ambasadës amerikane u shpreh se po punohet që takimet të zhvillohen gjatë javës së ardhshme.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Blushi: Mbledhja e grupeve me ambasadorët, turp për politikën