Të mbyturit në plazhe, Rama: Jo
për shkak të mungesës së rojeve

Të mbyturit në plazhe, Rama: Jo<br />për shkak të mungesës së rojeve
VELIPOJE - Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një mëngjes pune me gazetarët në Velipojë, ku mori pjesë dhe gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi.

Prej dy ditësh, në një kompleks turistik të Velipojës vijon mbledhja e qeverisë, e dyta radhazi pas takimit të Llogarasë javën e kaluar.

Shqetësimi i parë i gazetarëve ishte padyshim mbytja e turistëve në plazhe. ​

Rama u përgjigj se pjesa më e madhe e turistëve kanë humbur jetën në plazhe të paautorizuara, ndërsa ka theksuar se shkak për tragjeditë nuk është mungesa e rojeve bregdetare. Sipas tij, nëse një pushues shkon larg në det dhe pëson infarkt, nuk mund të shpëtohet.

“Me sa di shumica e rasteve kanë ndodhur në plazhe të paautorizuara. Dikush shkon larg dhe pëson infarkt, kësaj s’ke çi bën. Nuk ka ndodhur si pasojë e mungesës së rojeve bregdetare. Por është këtë çështje do ta fusim në standardin e vitit të ardhshëm. Kemi një plan të mirë vitin e ardhshëm për ta përmirësuar këtë situatë”- u shpreh Rama.

Zjarret, Emergjencat në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes
Sa i takon vështirësive që kaloi vendi nga zjarret, Rama paralajmëroi ristrukturim të Emergjencat Civile, të cilat sipas tij do kalojnë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndryshe nga sa janë tani në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Deklarata e kreut të qeverisë vjen pas situatës së vështirë që kaloi vendi me zjarret. Rama tha gjithashtu se për zjarrvënësit duhet të ketë dënime të ashpra nga gjykatat. 

"Duhet një ristrukturim i plotë i Emergjencave Civile, të cilat do kalojnë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Bashkitë të përballojnë vetë Emergjencat Civile. Të punojmë që tani për aspektin e zbatimit të ligjit. Duhet të mobilizohet edhe popullata në shtresa dhe nivele të caktuara, në disa nivele detyruese, dhe më pas do të shikojmë si do të jetë rezultati, por besoj se do jetë shumë më në kontrollon.

Plus që shpresoj që ata që janë ndaluar për zjarret, të marrin dënimet që meritojnë, sepse kjo histori me zjarret e qëllimshme është e pabesueshme pavarësisht se këtë vit ka pasur probleme edhe në Itali, Spanjë, Greqi. Sidomos Italia, nga të cilët nuk morëm asnjë ndihmë sepse ata kishin zjarre pafund
", u shpreh Rama. 

Rama: Fituam betejën me kanabisin!
"Qeveria ka fituar betejën me kanabisin". Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë mëngjesit të punës me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë së re në Velipojë.
 
Rama tha se krahas problematikës me lëndën narkotike, ka patur edhe një propagandë të turpshme që e ka fryrë këtë histori. 

"Nuk diskutohet që jemi në një fazë përmbyllëse të kësaj beteje, që nuk diskutohet që e kemi fituar. Nga ana tjetër bëhet gjithandej përpjekje për ta shpërndarë gjithë andej këtë lloj propagande, një lloj përpjekje e turpshme. Jemi në kushtet që edhe partnerët e konfirmojnë se territori është tërësisht i pastruar nga kjo mortje. E kam fjalën për kanabisin. Këto që ndodhin në pikëpamjet e transportit dhe luftës që zhvillohet për penguar trafikuesit është inertësi që do zhvillohet për një kohë të shkurtër dhe më pas nuk do përbëjë më asnjë lajm”.

Rama shton se “lufta kundër ndaj kultivimit të drogës dhe trafikimit të saj është në rrugë të mbarë”. “Gjeni një tjetër film me se të merreni”- tha Rama.

VIDEO/Bashkëbisedimi i plotë i Ramës me gazetarët
  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar