Të mërkurën mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri- Kosovë në Gjakovë, do të nënshkruhen 10 marrëveshje

Të mërkurën në Gjakovë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Për mediat e Kosovës, qeveria atje ka bërë të ditur se në këtë mbledhje priten të nënshkruan 10 marrëveshje.

“Marrëveshjet e reja do të përfshijnë fushën e arsimit, drejtësisë, shëndetësisë,  bujqësisë dhe mbrojtjes”, ka thënë Përparim Kryeziu.

Më konkretisht, në mbledhjen e së mërkurës pritet të nënshkruhet një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve.

Marrëveshje tjetër pritet të nënshkruhet në funksion të lehtësimit ë procedurave të kontrollit të produkteve me origjinë jo shtazore. Kontrolle të tilla pritet të kryhen në Pikën e Inspektimit Kufitar ose në doganën më të afërt të vendit të destinacionit.

Dakordësia për bashkëpunim ndërqeveritar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Është një tjetër marrëveshje e pritshme, ndërsa do të ketë edhe të tjera që përfshijnë bashkëpunimin në fushën kulturore, në fushën e mjekësisë, përfshirë dhe mjekësinë ushtarake. Në mbledhjen e mbajtura deri më tani mes dy qeverive janë nënshkruar 41 marrëveshje bilaterale, ndërministrore dhe ndërinstitucionale.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drago: 12/06/2023 20:26

    Hipokrizia e radhes, turpi i radhes, dihen mardheniet qe jane skandaloze dhe mblidhen per hipokrizi. Noli i madh i ka percaktuar sakte kosovaret me thenien e tije te arte qe gjithmon eshte e njejte.

    Përgjigju
  • Bsns: 12/06/2023 19:15

    Do diskutoni draft-statutet sekrete te rames apo do ngeli sekret?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin