Të miturit para drejtësisë, kryegjyqtari i Shkodrës: Zero kapacitete për trajtimin e çështjeve për të mitur! Kryebashkiakja Ademi: Fëmijët, prioriteti ynë

Bashkia Shkodër ka organizuar sot një tryezë diskutimi në lidhje me bashkëpunimin ndër-institucional për të miturit që kanë probleme me drejtësinë. Ky diskutim u zhvillua në bashkëpunim me Fondacionin ‘Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve’, Qendrën për Zhvillim Komunitar ‘Sot për të Ardhmen’ dhe UNICEF Shqipëri.

Kryebashkiakja Voltana Ademi, tha se Bashkia Shkodër ka prioritet të lartë punën me fëmijët. Ndërsa Arbër Çela, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, tha se e kanë shumë të vështirë të mbajnë një sesion për të miturit për shkak të mungesës së kapaciteteve sepse duhet të ketë tre gjyqtarë dhe të jenë të specializuar për këto çështje. Nga ana tjetër edhe prokurorja e Prokurorisë së Shkodrës, Franceska Lekani, pranoi se gjatë dy viteve të fundit ka rritje të rasteve të përshirjes së të miturve në krime të rënda.

“Fëmijët janë një grup shoqëror mjaft i ndjeshëm, që lehtë mund të ekspozohen ndaj krimit, keqtrajtimit dhe dhunës, prandaj është e domosdoshme nevoja për njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me synim parandalimin e përfshirjes së tyre në aktivitete të kundërligjshme. Prandaj në mbrojtje të interesit më të lartë të të miturve, duhet të bashkojmë të gjithë energjitë, dhe forcat për integrimin social dhe rehabilitimin e të miturve në konflikt me ligjin, viktimave dhe dëshmitarëve.”-tha Ademi.

Ndërsa Arbër Çela, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, tha se jemi në një fazë të neglizhencës për trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin. Sakaq, Çela thekson se e kanë shumë të vështirë të mbajnë një sesion për të miturit për shkak të mungesës së kapaciteteve. Çela theksoi se duhet të ketë tre gjyqtarë dhe të jenë të specializuar, dhe kryetari në përcaktimin e seksioneve që gjyqtari që gjykon të miturit të jetë permanent.

“Jemi në një fazë të neglizhencës për trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin. Ka shumë arsye. Problematika që vjen nga Reforma në Drejtësi. Gjykata Pukë e ka shumë të vështirë që të mbajë një sesion për të miturit sepse duhet të ketë tre gjyqtarë dhe të jenë të specializuar dhe kryetari në përcaktimin e seksioneve që gjyqtari që gjykon të miturit të jetë permament. Kjo është shumë e vështirë. Aktualisht një pjesë e çështjeve për shkak të largimit të gjyqtarëve gjykohen nga gjyqtarë të tjerë sepse nuk kanë specializimin që kërkon ligji. Kemi një rritje të kriminalitetit tek të miturit dhe rritje e gravitetit të veprave penale që kryejnë të miturit, në këtë javë janë gjykuar tre çështje ku kanë qenë autor të mitur apo të abuzuar. Kjo tregon se ka diçka që nuk shkon. Por nëse bëhet vlerësim i detajuar i rastit dhe në shumicën e rasteve do dali përgjegjësi tangenciale qoftë edhe e jona. Nga ana tjetër legjislacioni ynë për të miturit është nga më të miret në Ballkan por edhe Europë. Ka raste kur japim vendime të sakta por procedurën që kemi ndjekur e kemi të gabuar. Ne duhet te synojmë të merremi me psikikën me të miturit. Për ne çështje e mbyllur është ajo dosje që merr vendim të prerë por ne nuk jemi marrë me problematikën dhe në këtë rast kemi mbyllur një çështje por kemi lënë të hapur disa faktorë që sjell ripërsëritjen e krimit. Gjykata e Shkodrës në krahasim me të tjerat është më mirë por prap është keq dhe janë shumë të pakta rastet e shmangies se dënimit për të miturit në vendimet e tyre. Krimi goditet duke goditur fenomenin dhe në atë rast kemi goditur terrenin kriminal dhe më pas është e vështirë që të lulëzojë në të kundërt mentaliteti i gjyqtarëve për të dhënë vetëm dënime është i gabuar.”-tha Çela.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë