Të mjatët: Basha në SHBA
të tregojë vrasësit e 21 janarit

Të mjatët: Basha në SHBA<br />të tregojë vrasësit e 21 janarit
TIRANË -  Vizita e kryebashkiakut Lulzim Basha ne Amerike ka ndezur polemikat mes palëve. Ndërsa ai ka vijuar takimet me drejtues te departamentit te tregtisë ku ka prezantuar projektin për tramin, zgjatimin e bulevardit si dhe ndërtimin e terminalit te ri, te majtët ne këshillin bashkiak e kane akuzuar se prej një jave po bën turizëm se bashku me stafin e tij.. Në një deklaratë të mbajtur nga kreu i grupit të këshilltarëve Aldrin Dalipi i kërkhet Bashës që të mos jetë cinik me të vërtetën dhe të mashtrojë shqiptarët e amerikës apo zyrtarët amerikanë duke folur për bëma në krye të bashkisë, kur në të vërtetë në bilanc ka vetëm shkatërrimin e disa punëve të mira të nisura më parë. Duke iu referuar një takim që Basha ka sot në konsullatën shqiptare në Ëashington me shqiptarë që banojnë atë, Dalipi i “këshillon” Bashës të jetë i sinqertë për 21 janarin dhe për karrierën e tij politike që i ka shpëtuar gjykimit për vjedhjen e miliona eurove.
“Kryetari i emëruar i bashkisë së Tiranës së bashku me gjithë stafin e tij po bëjnë turizëm. Jo vetëm që nuk janë në krye të detyrës, por mbi të gjitha po bëjnë reklamën e punëve të pabëra apo të prishura që nga themelet që kur Basha rrëmbeu mandatin me votat e grabitura brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Po shpërdoron taksat e qytetarëve dhe në mënyrën më të turpshme, ai që do u dëgjonte zërin nuk denjon as të japë llogari për abuzimin miliona euro me sheshin “Skënderbej” apo me “shthurjen” e planit urbanistik të hartuar nga studio me përvojë dhe të njohura ndërkombëtarisht, shqetësim ky edhe i Presidencës së Bashkimit Europian”, thotë Dalipi.
Sipas kryekëshilltarit socialist Lulzim Basha duhet të gjejë guximin e t’u shpjegojë atyre shqiptarëve që do të mblidhen për ta dëgjuar në konsullatë sesi i shpëtoi gjykimit për vjedhjen dhe abuzimin prej 200 milion eurosh në rrugën Durrës – Kukës me procedurë, pasi nuk pati guximin që të përballej me këto akuza. “Por mbi të gjitha le t’u shpjegojë atyre akuzën më të rëndë që i rëndon mbi supe: sesi, në 21 Janar 2011, në kohën kur ai ishte ministër i brendshëm, Garda Republikane nën urdhrat e tij dhe të Sali Berishës, hapi zjarr dhe vrau në mes të bulevardit 4 qytetarë të pafajshëm”, thekson ai në deklaratën për shtyp mbi vizitën e Bashës në SHBA.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi