Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje Partisë Demokratike të Kosovës që të propozojë sa më shpejt kandidatin për nënkryetar të Kuvendit, duke theksuar se institucionet duhet të vijojnë punën pa vonesa.
“Është e domosdoshme që të punojmë e të mos humbim kohë me procedura e me ndërskamca. E ftoj Partinë Demokratike të Kosovës, që të vijë sa më shpejt ta propozojë edhe ajo kandidatin për nënkryetar të Kuvendit dhe të punojmë bashkë me komisionin parlamentar”, deklaroi Kurti, duke shtuar se shteti dhe Republika u përkasin si mazhorancës, ashtu edhe opozitës.
Lajmi kryesor:
Votohet qeveria e re e Kosovës, opozita paralajmëron padi në Kushtetuese: Është jo legjitime! Kurti thirrje PDK-së: Propozoni nënkryetarin e Kuvendit








