Të ngelësh shtatzënë teksa je shtatzënë...! Shkenca pranon se është e mundur

Të ngelësh shtatzënë teksa je shtatzënë...! Shkenca pranon se është e mundur

Tingëllon e pabesueshme, por ja që qenka e vërtëtë. E kishit menduar ndonjëherë se një femër mund të betet sërish shtatzënë, ndërkohë që është shtatzënë. Mund të duket si një fenomen i mbinaturëshëm i parë në ndonjë film fanta-shkencë, por është e vërtëtë. Në grua mund të mbetet përsëri shtatzënë teksa është.

Bright Side ka treguar arsyet se pse kjo mund të ndodhë.

Kjo gjendje e rrallë quhet "superfetim", që nënkupton konceptimin e një fetusi të dytë, ndërsa është shtatzënë me një tjetër. Si rezultat, një nënë merr  binjakë me mosha të ndryshme gestacioni dhe nganjëherë edhe 2 data të ndryshme të lindjes.

“Superfetim” nuk është e njëjta gjë si “superfekondimi”. Kjo e fundit përfshin fertilizimin e dy vezëve gjatë një periudhe të ciklit menstrual. Në rastin e superfetimit, ngjizja ndodh në periudha të ndryshme menstruale dhe binjakët përveç se nuk do të kenë moshën e njëjtë, do të ndryshojë gjithashtu edhe gjatësia dhe grupi i gjakut.

Normalisht, kur një grua është shtatzënë, vezoret e saj ndalojnë lëshimin e vezëve në mitër, sepse hormonet i dërgojnë një sinjal trupit për t'u "përgatitur" për rritjen e një fëmije. Megjithatë, kur ndodh superfetimi, vezoret prodhojnë dhe lëshojnë një vezë tjetër, e cila gjithashtu mund të bëhet e fekonduar (pra trupi është gati për një shtatzëni tjetër).

Ka 10 raste të njohura zyrtarisht të këtij fenomeni dhe e fundit ndodhi në Australi. Një grua me emrin Kate Hill mbeti shtatzënë dy herë brenda 10 ditëve.

Ajo lindi dy vajza të vogla - Charlotte dhe Olivia, të cilët janë klasifikuar si binjakë, megjithatë, diferenca kohore mes ngjizjes së tyre ishte 10 ditë. Megjithëse ato lindën në të njëjtën ditë, peshat e tyre dhe llojet e gjakut ishin të ndryshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale