Të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami në Afganistan

Të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami në Afganistan

Foto ilustruese

Një shpërthim ka goditur në xhami në provincën veriore afgane të Badakshanit gjatë një funerali të një zyrtari taliban. Nga shpërthimi janë vrarë të paktën 19 persona, përfshirë edhe një ish-komandant taliban, ndërkaq 38 të tjerë janë plagosur.

Moazuddin Ahmadi, kreu i informacionit dhe kulturës në provincën Badakshan, tha për Radion Evropa e Lirë se shpërthimi ndodhi në qytetin Faizabad gjatë ceremonisë së varrimit të zëvendësguvernatorit taliban, Nissar Ahmad Ahmadi, i cili ishte vrarë gjatë një sulmi vetëvrarës me makinë-bombë tri ditë më parë.

“Në këtë incident, ish-komandanti i policisë në qytetin Baglan, ka rënë martir”, tha ai. Më vonë, ai lëshoi një apel për banorët lokalë për të dhuruar gjak për të plagosurit gjatë këtij shpërthimi.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, edhe pse dega e grupit militant Shteti Islamik në provincën Korasan, më 6 qershor mori përgjegjësinë për sulmin ku mbeti i vrarë Ahmadi. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) tha se sulmi ishte “shumë shqetësues”.

“UNAMA dënon këtë sulm dhe dhunën e fundit dhe bën thirrje për ndaljen e sulmeve që tregojnë shpërfillje ndaj jetës së civilëve”, tha ky mision përmes një postimi në Twitter. Grupi Shteti Islamik-Korasan është rival kyç i qeverisë së udhëhequr nga talibanët, që kur këta të fundit morën pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021. Ky grup së fundmi ka intensifikuar sulmet, duke shënjestruar edhe patrullat e talibanëve, por pjesëtarët e komunitetit shiit në Afganistan.

Forcat talibane janë përgjigjur duke kryer operacione ushtarake gjatë këtij muaji kundër IS-it në disa provinca afgane./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit