Të paktën 200 persona u vranë në luftimet e fundit në Sana mes rebelëve shiitë dhe luftëtarëve sunitë të partisë Al Islah, të mbështetur nga ushtria, njoftoi sot ministria jemenite e Shëndetësis.

"Të paktën 53 trupa u rekuperuan sot nga ndihma e shpejtë, çka e çon në 200 numrin e trupave të gjetur që prej 16 shtatorit dhe 461 të plagosur", deklaroi një përgjegjës i ministrisë për agjencinë zyrtare "Saba". Ky bilanc nuk përfshin të vdekurit që janë marrë nga familjet apo palët në konflikt.

Këto luftime morrën fund pas nënshkrimit sot në mbrëmje nga rebelët shiitë të "Ansarullah"-ut dhe nga pushteti të një marrëveshje për paqje të nxitur nga i dërguari i OKB-së, Jamal Benomar.

Megjithatë tensionet vazhdojn të jenë të forta në Sana ku rebelët shiitë të armatosur kanë marrë nën kontroll autoblinde dhe zona ushtarake./ATSH/