Të paktën 25 viktima nga bombardimi i stacionit hekurudhor në Ukrainë

Të paktën 25 viktima nga bombardimi i stacionit hekurudhor në Ukrainë

Stacion treni i bombarduar nga rusët në Ukrainë

1661430257_220824ChaplyneUkrainemissleaftermathtrainstationac752pac370c.jpg

Ukraina njoftoi se të paktën 25 persona kanë vdekur nga sulmi rus me raketa në një stacion treni në Çapline, Ditën e Pavarësisë së vendit dhe kur u bënë gjashtë muaj që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës

Pesë nga viktimat e sulmit në qytetin lindor Çapline humbën jetën pasi automjeti i tyre u përfshi nga flakët prej shpërthimit të raketave. Dy djem të moshës 6 dhe 11 vjeç u vranë gjithashtu gjatë sulmit rus.

Nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko, i bëri të ditura shifrat e përditësuara të viktimave nga sulmi i së mërkurës.

“Gjithsej 31 persona kanë pësuar lëndime”, tha ai.

Disa orë para sulmit në stacionin e trenit, Rusia tha se po bënte më të mirën për të kursyer civilët, por sulmi rezultoi tragjik.

Ndërkohë, tre persona u vranë në rajonin lindor të Donjeckut të mërkurën dhe një tjetër u plagos, shkroi në Telegram guvernatori Pavlo Kyrylenko. Nikopol, një qytet përtej lumit nga centrali bërthamor i Zaporizhias, u bombarda nga rusët gjatë natës, tha Valentyn Reznichenko, guvernator i rajonit të Dnipropetrovskut.


Lajmi kryesor:

Rusia sulmon stacionin hekurudhor në Chaplyne, 22 të vrarë dhe 50 të plagosur! Zelensky: Do t’i largojmë këta pushtues nga toka jonë


D.GJ/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë