Te Palushi në Londër/ Ja ku qethet
këshilltari britanik i Ramës, Campbell

Te Palushi në Londër/ Ja ku qethet<br />këshilltari britanik i Ramës, Campbell<br /><br>
Këshilltari britanik i Edi Ramës, Alastair Campbell, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Tony Blair ka dhënë një intervistë mjaft ekstravagante për “Evening Standard”, për të cilën ka folur që nga për sportin, jetën e tij, e deri te vendi ku do të donte të varrosej kur të vdesë.

 

 

 

Një detaj i veçantë që ka zbuluar Campbell është vendi se ku qethet në Londër.

 

Në fakt, berberi i tij është i një emigranti shqiptar me mbiemër Palushi.

Campbell tha se me të flet për politikën e Shqipërisë.

Vetë Edi Rama, në mandatin e tij të parë qeverisës, kishte thënë se ai vetë bënte zakonisht një xhiro me një taksist në kryeqytet për të folur për hallet e përditshme të njerëzve.

Duket se Campbell ka zgjedhur një berber shqiptar për të kuptuar disi mbi politikën në Shqipëri, që më pas të këshillojë Edi Ramën.

Pjesë nga intervista

Shtëpia është...

Gospel Oak. Një nga sekretat e mbajtura më mirë të qytetit.

Ku stërvitesh?

Kam një trajner personal, Keir Kennedy Mitchell, dhe stërvitemi te zyra në shtëpinë time. Pesë minuta nxemje, vrap dhe boks. Më pëlqen shumë të bëj boks.

Cili është heroi yt?

Paul Fletcher. Kur unë isha një adoleshent dhe tifoz fanatik ai ishte sulmues i Burnley. Tani ai është bashkë-autori im. Libri qe ideja e tij.

Cili është pubi ose clubi yt i preferuar?

Që prej telasheve të mia me alkolin në vitet ’80, ju shmangem pubeve. Dhe klubi im i vetëm është skuadra e futbollit të Burnleyt.

Përdor autobus, taksi apo metro?

Përdor transportin mbi tokë kur mundem. Më pëlqen linja 24 orëshe për në Ëestminster (më jep mbi një orë kohë për të lexuar gjëra!) por zakonisht përdor metronë. Mbusha 60 vjeç në maj.

Cilin vend do të rekomandonit për një takim të parë?

Një muzikal në West End, sepse muzikalët të hapin shpirtin dhe të bëjnë të ndihesh i lumtur. Kam parë Jersey Boys nëntë herë. Por dua që të shtoj se në ansjërën prej tyre nuk ishte një takim i herës s ëparë.

Ekstravagancat e tua më të mëdha?

Biçikletat e mia, dhe koha dhe paratë që harxhoj duke ndjekur Burnley.

Ku do të doje të varroseshe?

Në varrezën e Highgate, me gruan time Fionën. Ne kemi një marrëveshje që unë do të shkoj i pari. Pais nuk do të isha në gjendje t’i dilja për zot vetes i vetëm. Dy prej shokëve të mi më të ngushtë John Merritt dhe Philip Gould, janë atje tashmë.

Ku shkon të qethesh në Londër?

Te berberi i zonës time, Palushi. Flasim për politikën shqiptare.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset