'Të paraburgosurit në Elbasan flenë mbi dyshekë të vendosur në tokë', Avokati i Popullit kërkesë drejtorisë së burgjeve: Zgjidhni problemin e mbipopullimit

'Të paraburgosurit në Elbasan flenë mbi dyshekë të vendosur në tokë', Avokati i Popullit kërkesë drejtorisë së burgjeve: Zgjidhni problemin e mbipopullimit

Godina e burgut të Elbasanit

Institucioni i Avokatit të Popullit ka dërguar një rekomandim në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve përsa i përket mbipopullimit në burgun e Elbasanit. Në kërkesën e bërë thuhet se Avokati i Popullit është informuar lidhur me mbipopullimin nga një prej të paraburgosurve.

Mes problemeve të cilat hasin të arrestuarit, janë edhe mungesa e barnave, mungesa e trajtimit ushqimor dhe shërbim të pamjaftueshëm shëndetësor deri në ndalimin e takimit me familjarët.

“Avokati i Popullit përmes Mekanizmit Kombëtar kundër Torturës ka marrë në shqyrtim ankesën drejtuar nga i paraburgosur O. K, në emër edhe të 22 të paraburgosurve të tjerë, që vuajnë dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Elbasan.

Konkretisht, shqetësimet e të paraburgosurve të ngritura në ankesë, në mënyrë të përmbledhur konsistonin në probleme që lidhen me mbipopullimin e këtij institucioni, kushtet e jetesës në mjediset e tij, shërbimin e pamjaftueshëm shëndetësor, mungesën e barnave, trajtimin ushqimor, kushtet e fjetjes dhe të higjienës personale, shpërblimet për punën e të paraburgosurve si dhe privimit të takimeve me familjarët”-thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

Ajo çfarë theksohet në reagimin e bërë nga Avokati i Popullit është fakti se pavarësisht rekomandimeve të bëra, asnjë prej tyre nuk është reskeptuar duke e bërë edhe më problematike situatën. Në ambientet e paraburgimit janë gjetur edhe persona që flejnë me sfungjer të vendosur në tokë.

“Avokati i Popullit përsërit me shqetësim të madh problematikat e krijuara në lidhje me mbipopullimin në IEVP Elbasan, por dhe në disa IEVP të tjera. Kjo situatë, pavarësisht rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe për çdo IEVP, konstatohet se ato kanë mbetur të paadresuara dhe situata është problematike inspektim pas inspektimi. MKPT në vizitat monitoruese të zhvilluara dy vitet e fundit (2021 dhe 2022) në IEVP Elbasan, ka konstatuar mbipopullim në dhomat e banimit dhe për pasojë janë gjetur edhe persona të flenë me dyshekë (sfungjer) të vendosur në tokë”- shkuhet më tej në reagim.

Gjithashtu ndër të tjera, kërkohet që të merren mast e nevojshme: për garantimin e shërbimit shëndetësor të të burgosurve në këtë IEVP, për kryerjen e shpërblimit financiar të të paraburgosurve të punësuar dhe për furnizimin e rregullt periodik të të paraburgosurve me materiale higjenike dhe detergjente.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar