Prokuroria e Vlorës sekuestroi pasuri me vlerë 3.5 milionë euro të Agron Lamajt, i njohur edhe me emrin Aglon, pasi dyshohet se janë përftuar përmes aktivitetit kriminal.
Në sekuestro janë vendosur në total 17 pasuri. Bëhet fjalë për apartamente, garazh e njësi biznesi që i përkasin firmës së Malajt, “Rei Royal” sh.p.k.
Hetimet për Lamajn kanë nisur në vitin 2022për veprën penale të pastrimit të parave
55-vjeçari Aglon Lamaj u arrestuar në muajin tetor të këtij viti në Aeroportin e Rinasit, ku tentoi të hynte në Shqipëri edhe pse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Gjykata e Apelit në Firence e ka dënuar me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike nga Holanda.


Komente









