Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, u sekuestruan 33 apartamente, 15 makina dhe 9 njësi të shtetasit Arban Lamka, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e narkotikëve.
Me kërkesë të organit të akuzës në qytetin bregdetar, u sekuestruan 33 apartamente, 15 makina dhe 9 njësi të Arban Lamkës, pas një hetimi pasuror të nisur gjatë këtij viti.
Hetuesit mundën të verifikonin se biznesmeni, pronari i firmës “Klejdi Invest”, aktualisht me statusin “e pezulluar”, ka qenë i implikuar në trafik droge dhe ka ngritur pasuri të paluajtshme si dhe zotëron automjete, të cilat nuk justifikohen me ardhura të ligjshme.
Kompania e tij kishte aktivitet në fushën e ndërtimit, restaurime objektesh, import-eksport mallrash industriale e ushqimore, ndërtim asfaltim rrugësh, tregtim me pakicë karburantesh, bar-restorant, etj.
Konkretisht janë sekuestruar 33 apartamente me sipërfaqe totale sipërfaqe 800 m2, të ndodhura në lagjen Nr.13, në Plazh në Durrës. Në po të njëjtën lagje janë sekuestruar edhe 9 njësi, 1 tarracë në katin e sipërm të pallatit me sipërfaqe 400 m2, 4 dyqane me sipërfaqe në total 280 m2 dhe 4 garazhde me sipërfaqe në total 280 m2. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 15 automjete.
"Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, u sekuestruan 33 apartamente, 15 makina dhe 9 njësi të shtetasit Arban Lamka, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e narkotikëve.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.01, të vitit 2025, rezultoi se ky shtetas, ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe ka krijuar pasuri të paluajtshme dhe automjete të cilat nuk justifikohen me ardhura të ligjshme", njoftoi Prokuroria e Durrësit.
Komente










