Autoritetet turke i kanë arrestuar 304 njerëz të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, gjatë një operacioni në 32 provinca, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, të premten.
Shumica e të dyshuarve u kapën në tri qytetet më të mëdha të Turqisë, Ankara, Stamboll dhe Izmir, tha Yerlikaya në një njoftim në rrjetin social X.
Ai tha se operacioni “Operacioni Heronjtë-34” u mbajt njëkohësisht në gjithë vendin.
“Ne nuk do ta lejojmë asnjë terrorist t’i hapë sytë, për të siguruar paqe dhe unitet për popullin tonë. Ne do ta vazhdojmë betejën me përpjekje të mëdha të forcave tona të sigurisë”, tha ai.
Ai publikoi pamje ku shiheshin policia duke hyrë nëpër banesa dhe duke i futur të arrestuarit në automjete.
Shteti Islamik e kishte nën kontroll një të tretën e Irakut dhe Sirisë në vitin 2014. Edhe pse i mposhtur, ai vazhdon të kryer sulme.
Ky grup militant ka kryer sulme të shumta nëpër Turqi, përfshirë në një klub nate më 1 janar 2017 në Stamboll, ku u vranë 39 njerëz.
Autoritetet turke i kanë rritur operacionet kundër Shtetit Islamik dhe kundër militantëve kurdë në javët e fundit, pasi militantët kurdë e shpërthyen një bombë pranë ndërtesave qeveritare në Ankara më 1 tetor.
Turqia ka kryer rregullisht operacione brenda vendit dhe në veri të Irakut ndaj Punëtorëve të Partisë së Kurdistanit (PPK), të cilët i cilëson si organizatë terroriste. REL
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4371
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bilalli në ‘Studio Live’: Procesi në Hagë ka tendencë të njollosë Kosovën! Turqia më e fituara në Siri, Erdogani e luajti mirë shahun
11 Dhjetor 2024, 19:29
-
Ruhet me truproja/ Baba Mondi intervistë për ‘Jerusalem Post’: Gati për shtetin Bektashi, të mos humbet kohë! E quaj veten vëlla të popullit të Izraelit!
13 Tetor 2024, 16:13
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor 2024, 21:45
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Herët a vonë do të paguajë çmimin për këtë gjenocid
8 Tetor 2024, 10:55
-
Turqia do të evakuojë qytetarët e saj nga Libani
8 Tetor 2024, 09:55
-
Si i rekruton Shteti Islamik të rinjtë në Evropë dhe pse quhen 'ujqërit e vetmuar'
23 Shtator 2024, 09:21
-
Presidenti Erdogan: Gaza si Srebrenica! Izraeli përgjegjës për vdekjen e aktivistit turko-amerikan
14 Shtator 2024, 22:37
-
Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit
8 Shtator 2024, 15:14
-
Ministri i Jashtëm turk paralajmëron Kurtin: Prania e gylenistëve në Kosovë, shqetësuese për ne! Problemet Kosovë-Serbi zgjidhen me dialog
6 Shtator 2024, 16:00
-
Kryeministri Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia
3 Shtator 2024, 21:21
-
Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it
30 Gusht 2024, 11:05
-
Pas Instagramit, Turqia bllokon edhe rrjetin e lojërave ‘Roblox’: Duhet të mbrojmë fëmijët tanë
9 Gusht 2024, 09:27