ITALI- Më pak se një vit pas operacionit anti-drogë që solli 19 arreste me burg dhe 4 arreste shtëpie, mes tyre dhe 3 shqiptarë është marrë vendimi nga gjykata e Leçes. 13 persona u dënuan, një u shpall i pafajshëm. Dënimet shkojnë deri në 18 vjet burg.
Ata u shpallën fajtor për trafikun e drogës kryesisht kokainë dhe heroinë. Droga, e cila vinte nga Holanda dhe Turqia kalonte përmes autobusëve dhe kamionëve për në qytetin Oria, për t’u transportuar më pas në të gjithë Pulian dhe në provincën e Reggio Calabria.
Kush janë shqiptarët e dënuar?
Gentian Ceku 44 vjeç është dënuar me 12 vite burg, Artur Licaj 55 vjeç, dënuar me 18 vite burg dhe Ergi Xhamia 26 vjeç, dënuar me 12 vite burg.
Hetimet
Ata furnizonin me lëndë narkotike zonën e Brindisit, gjithashtu merreshin me përpunimin e kokainës dhe heroinës në një laborator të posaçëm, që ndodhej në Oria. Gjatë hetimeve u zbulua se ata përdornin dhe pajise të aftë që të bllokonte valët e pajisjeve të përgjimit të autoriteteve italiane. Pothuajse rreth 4 viteve hetime, në vitin 2022 u bë i mundur finalizimi i operacioni që zbuloi rrjetin kriminale të trafikut të drogës.Si rezultat i operacionit, autoritetet italiane sekuestruan: 57.526 kilogramë kokainë; 200 gram heroinë; rreth 20 kilogramë lëndë prerëse; mbi 200 euro kesh, 2 pistoleta dhe një karikator, 2205 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.
Komente









