Të përgjumur gjatë ditës, kjo nuk është shenjë e mirë!

Të përgjumur gjatë ditës, kjo nuk është shenjë e mirë!

Jeni të përgjumur gjatë ditës? Nuk është shenjë e mirë.

Sipas studimeve nga Universiteti ‘Johns Hopkons’, njerëzit që janë të përgjumur gjatë gjithë ditës, janë të predispozuar të pësojnë rritje të beta-amiloidit, në krahasim me njerëzit e tjerë. Beta-amiloidi është një proteinë, e cila nëse rritet, çon në shfaqje të Alzheimerit.

Në mjekësi çrregullimet e gjumit, janë më të zakonshme te njerëzit, që vuajnë nga Alzheimeri. Kjo pasi ndryshimet që pëson truri, sjellin edhe çrregullim të rutinës së gjumit.

Ende nuk ka shërim për sëmundjen e Alzheimerit, kështu që ne duhet të bëjmë çmos për ta parandaluar atë.

Privimin e gjumit, mund ta rregulloni nëse flini në sasinë e duhur, 7-8 orë në ditë. Ose, mund të shkoni të vizitoheni te një mjek dhe të merrni zgjidhje për problemin tuaj.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Qeveria e Kosovës vendos të strehojë më shumë gazetarë ukrainas

Qeveria e Kosovës vendos të strehojë më shumë gazetarë ukrainas