TIRANE - Përplasen dy grupet e ish-të përndjekurve politikë. Grupi i kryesuar nga Skënder Tufa, që zhvilloi grevën e urisë në nëntor 2012, ka shkëmbyer akuza në distancë me grupin tjetër të ish-të përndjekurve që nisën dje grevën e urisë. Perikli Shqevi, personi i cili u akuzua se i vuri flakën Lirak Bejkos, në 11 nëntor 2012, ku ky i fundit gjeti vdekjen, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” hodhi akuza të rënda ndaj Fatmir Hoxhës, kryesuesit të grupit tjetër të grevistëve, duke theksuar se nisma e tyre është politike dhe se Hoxha ka në pronësi 4 dyqane në Tiranë. Ndërsa Fatmir Hoxha, i intervistuar nga “Shqiptarja.com” theksoi se greva e organizuar në nëntor të vitit 2012 ishte e iniciuar nga politika.
Qëndrimi i Perikli Shqevit
Perikli Shqevi: Grevën e bëmë ne, jo këto që janë të gjithë ... Ja ai me mustaqe nuk ka bërë asnjë ditë burg. Të më kërkoj falje ai mua. Këto mendojnë se mund të ulin grevën tonë. Kjo grevë është bërë e politike. Nuk janë si puna jonë, ne jemi të pavarur. Këta i rrejnë, i japin nga 5 mijë leksha. Asnjë ditë burg nuk ka bërë asnjë nga këto.
Ku ke qenë i dënuar?
-Unë në Spaç, Qafë-Bari, Burrel. Ja marrim edhe atë që kisha tek greva jonë. Donte punë ai, takoi Ramën.
Ju kanë dhënë ndonjë shpërblim deri tani?
-Ja ka filluar duke lëviz diçka. Shihi asnjë nga këta nuk ka bërë asnjë ditë burg. Shihe ata, rrinë aty se kanë marrë nga një 5 mijë leksha aty. Me gjakun tonë nuk tallen dot. Ne do t’ia bëjmë bam.
Do të bëni grevë tjetër?
-Ja kemi filluar të lëvizim. Ne nuk do të bëjmë grevë. Ne kërkojmë që të zbatohet ligji, të na rikthejnë dinjitetin.
Po ngaqë the se do t’ia bëjmë bam...
Kushdo që tallet me ne e ka punën keq. Ne duhet të na japin të drejtat. Jo vetëm paratë, por edhe të drejtat morale. Ja dalin këta homoseksualët që s’mund ta përdorin gjakun tonë, legenat.
Pse kanë qenë bashkëpunues me komunistët?
Po disa kanë qenë bashkëpunues. E shef kryetarin e tyre, s’ka bërë asnjë ditë burg, ka marrë nja katër dyqane këtu. Duna të bëjnë grevë tani, grevë bëmë ne, këta duan të bëjnë show
Do e mbajnë grevën?
Këta s’kanë takat, ne e mbajtëm grevën. Ne kemi kërkesa të tjera. Ne kërkesat tona i kemi paraqitur kur ka ardhur ambasadori amerikan. Edhe 100 milion dollarë me më dhënë mua nuk kanë vlerë. Ata kanë punë me ne. E kemi filluar luftën. Ne i kontrollojmë mirë gjërat se kemi staf drejtues dhe na komandojmë dhe kemi një koordinator që është Skënder Tufa. Ne kemi filluar një lëvizje, por nëse nuk do të na zbatohen kërkesat atëherë do të shpërthejë.
Qëndrimi i Fatmir Hoxhës
Fatmir Hoxha: Të gjithë këta që janë mbledhur sot këtu, janë me baballarë të pushkatuar, të burgosur dhe të mbetur nëpër internime tërë jetën e tyre. Lufta klasore shtrihej deri në gjysh-gjyshe, pra me tre breza nga të dyja krahët internoheshin. E vetmja gjë që kërkojmë është që ligjërisht të zbatohet ligji, ai ligj që është miratuar dhe s’kërkojmë asgjë tjetër. Mundësitë për të na dëmshpërblyer janë, por urrejtjet klasore nuk i lënë ata që të na dëmshpërblejnë ne.
Ku dallon kjo grevë nga ajo që u bë vjet?
Greva që u bë vjet ishte e manipuluar nga Edvin Kristaq Rama dhe u bë nga njerëz të cilët janë të dënuar ordinerë, ja ku e keni këtu, e kam të nënvizuar. Janë njerëz të cilët kanë bërë burgje ordinere dhe ishte sigurimi i shtetit që i futi këta tek ne, për të krijuar një imazh të keq për ish-të përndjekurit. Ne jemi të përndjekur dhe nuk jemi ordinerë. Sa i përket dëmshpërblimit është shumë i realizueshëm, pasi ka pasuri kombëtare mbi tokë dhe nëntokë. Të mos shitet kromi në mënyrë mafioze, mos të shitet energjia elektrike në mënyrë mafioze, mos të shitet nafta në mënyrë mafioze, por të kalojnë të ardhurat në thesarin e shtetit dhe të dëmshpërblehen njerëzit këtu.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com