Të përndjekurit,kësti i I në verë
Veliaj:S'bisedoj me ish-SHIK-sa

Të përndjekurit,kësti i I në verë<br />Veliaj:S'bisedoj me ish-SHIK-sa
TIRANE - Ndryshe nga greva e 1 viti më parë, kur asnjë qeveritar nuk takoi ish-të përndjekurit që kishin hyrë në grevë.

Këtë herë greva e tyre ka rënë në vesh të qeverisë të cilët kanë nisur edhe masat përkatëse ndaj grevës.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka qenë përfaqësuesi i parë i qeverisë që ka reaguar për grevën e tyre duke u takuar me mjekët që po kujdesen për ish-të përndjekurit që kanë hyrë në grevë.

Pas tij, në ambientet e grevës ka shkuar për t’u ulur në bisedime edhe ministri i Mirëqenies Sociale Veliaj.

Ndërkohë që Kryeministri Rama gjatë seancës parlamentare është shprehur se brenda verës së këtij vitit 1000 ish-të përndjekurit e fundit do të kenë marrë këstin e parë të dëmshpërblimit.

pallati
(Në foto:Ministri Beqaj takon mjeket pranë grevës së ish-të përndjekurve)

VELIAJ:NUK BISEDOJ ME ISH-SHIK-sa PËR ISH-TË PËRNDJEKURIT
Ministri Erion Veliaj, ka qenë i pranishëm në ambientet e grevës së ish-të përndjekurve ku ka pranuar të ulet për bisedimet, por jo me personin që ka dalë për të përfaqësuar ata.

“Nuk kam se çfarë të diskutoj me njerëz që janë larguar nga puna me të drejtë, por me të përndjekurit po, kam se çfarë të diskutoj”. –tha Veliaj duke theksuar se “Është shumë e rëndësishme që të bisedoj me një ish-të përndjekur, nuk mund të pranoj të bisedoj për ta me një ish-SHIK-s dhe një person që nuk ka bërë asnjë ditë burg.”
 
“Do vijojmë të bëjmë pagesat për ata që nuk kanë marrë asnjë këst, por qeveria nuk është çmendur që t’u rrisë taksat qytetarëve për t’i dhënë lekët një ish-SHIK-si i cili nuk ka bërë asnjë ditë burg.”-tha Veliaj.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç