Të prekurit me COVID shkojnë në moment të fundit në spital! 20 urgjenca në ditë, mbi 95% e pacientëve të pavaksinuar

Në spitalet COVID ka një shtim të pacientëve të shtruar ku mesatarisht çdo ditë paraqiten 20 urgjenca. Mjekja infeksioniste Esi Duka tregon se pjesa më e madhe e këtyre rasteve janë në gjendje të rëndë për shkak se paraqiten me vonesë në spital.

‘Shumica e rasteve janë në forma të rënda të sëmundjes që kanë qëndruar për një periudhë kohore mbi një javë ose mbi 10 ditë në kushte shtëpie, nje pjesë e të cilëve janë mjekuar në kushte ambulatore por një pjesë edhe ndoshta pa marrë mjekim.  Ka prekje të mushkërisë kryesisht por në raste të tjera edhe prekje multiorganore dmth të organeve dhe sistemeve të tjera, të zemrës, veshkave apo edhe të sistemit nervor qendror.’- u shpreh mjekja.

Rënia e oksigjenit, vështirësia në frymëmarrje janë disa nga shenjat që sipas mjekes nuk duhen neglizhuar po tregojnë nevojën për trajtim spitalor.

‘Në rast se pacienti ka një histori mbi 5-6 ditore, fillon me temperaturë të lartë dhe paraqet vështirësi në frymëmarrje mbas një ekzaminimi që i është bërë nga mjeku i familjes meqënse aty është kontakti i parë i pacienti me mjekun, rezulton një mushkëri në një radiografi pulmoni apo në një skaner të bërë, prekje e mushkërisë dhe pacienti fillon të ketë vështirësi  në frymëmarrje dhe oksigjenet bien nën 90% atëherë kjo është një shenjë alarmi për tu paraqitur menjëherë në spital.’- tha mjekja Duka.

Mbi 95% e rasteve të shtruara në spital janë të pavaksinuar.

‘Mosrespektimi i masave të distancimit fizik, mosmbatja e maskës, mosvaksinimi për një kategori, të paktën atyre personave që paraqiten tek ne.  Gjëja më e mirë për të gjithë do të ishte që të vaksinohemi sa më shpejtë që të jetë e mundur me të dyja dozat ose me të treja dozat sepse duke u vaksinuar jo vetëm që shpëtojmë jetën por shpëtojmë dhe jetën e njerëzve më të afërt dhe jetën e çdo personi tjetër pastaj.’- u shpreh mjekja.

Krahasuar me një vit më parë situata në dy spitalet COVID paraqitet më e mire, ku sipas mjekëve ka ndikuar vaksinimi i qytetarëve për uljen e infektimeve.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Italia: 13/11/2021 11:28

    Vaksinohu o popull mo djoni pallavrat e cakos dum ne sdum ne vaksinen dò ja bejn te gjitheve

    Përgjigju
  • Qytetarja: 12/11/2021 17:24

    Po kur mjekja e familjes te qellon nje e paafte, si i behet? Mjekja e lagjes time pyet infermieren se çfare mjekimi te jape.

    Përgjigju
    • Ana: 18/11/2021 06:09

      Vaksinohu shoqe qe te mos jesh e destinuar te vdesesh

    • Mondi: 13/11/2021 05:39

      Kete do thoja edhe une. Keta paciente nuk shkojne te renduar. Keta jane lene ne ate gjendje nga mjeket e lagjes. Sa kerkojne llogari nga pacientet te ashpersojne masat ndaj mjekeve neglizhente APO te paafte per te dhene mjekimin ne kohe.

    • Qytetarja: 12/11/2021 19:33

      Shkurt, je i destinuar te vdesesh

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar