Të prekurit nga virozat
mësyjnë në spitale

Të prekurit nga virozat<br />mësyjnë në spitale
TIRANË - Në kushtet e temperaturave të ulëta, që përfshinë vendin, strukturat shëndetësore apelojnë për kujdes dhe për t’u mbrojtur nga virozat stinore. Sipas Institutit te Shëndetit Publik në një javë janë shënuar rreth 16 mijë raste me simptoma të virozave stinore, pjesa më e madhe e të cilave infeksione respiratore. Sipas të dhënave, 9350 raste janë paraqitur me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore dhe 5450 me infeksione të rrugëve të poshtme. Grupmoshat më të prekuara janë fëmijet,ndërkohë qe sipas epidemiologëve, kemi të bëjmë me karakter sezonal të zakonshëm dhe jo me epidemi. Mjekët apelojnë që qytetarët të zbatojnë masat e higjienës respiratore, të shmanget frekuentimi i ambienteve të mbyllura publike nga personat që janë të prekur nga gripi apo shfaqin shenja dhe ankesa të gripit.

(aq/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari