20 janari është dita e cila shënon nisjen e punimeve të administratës së re të SHBA.
Është e njëjta ditë kur Trump betohet si president i 45 i SHBA.
Të gjithë në botë janë kurioz të dinë se cdo ndodhë në ditën e inagurimit e cila nis në orët e para të mëngjesit dhe mbaron natën vonë me ballon e famshme.
Ceremonia
Ceremonia do të zhvillohet në pjesën lindore të Capitol Hill, atje ku ndodhet Kongresi amerikan.
Ceremonia është organizuar nga një komision i posacëm. Para se data 20 janar të vijë, organizohen shumë prova në Union Square , prova bëjnë edhe policia dhe ushtria të cilët duhet të garantojnë sigurinë e ceremonisë.
Ceremonia nis në orën 9 e 30 të mëngjesit me një performancë musical në Capitol Hill, ndërsa presidenti duhet të marrë pjesë në një ceremony fetare.
PraTrump dhe Obama do të jenë së bashku në përurim.
Në 11 e 30 nis ceremonia zyrtare.
Më pas betimi, së pari betohet zvpresidenti Mike Pence e më pas është rradha e Trump. Betimi i Trump parashikohet rreth mesditës. Ai do të mbajë dorën e djathtë në Bibël së bashku me gruan Melanie.Ndërsa dora e majtë do të ngrihet para kreut të Gjykatës së lartë Roberts.
Presidenti do të shprehet e betohet në këtë mënyrë: “ Betohem solemnisht se do të përmbush me besnikëri detyrën e Presidentit të SHBA, të mbroj kushtetutën më aftësitë e mia më të mira “
Në ceremoni janë të ftuara familjet e Trump të Mike Pence, ish president të SHBA anëtarë të Kongresit, të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së lartë, trupa diplomatike dhe cdo kush që ka marrë ftesë.
Pas betimit, Donald dhe Melanie Trump, së bashku me zvpresidentin Pence e bashkëshorten e tij Karen do të marrin pjesë në paradën që nis në Capitol Hill.
Në fund të ditës është edhe balloja për presidentin e 45. Ndonëse janë organizuar tre të tillë. Dy në Walter ndërsa i treti në Muzeun Kombëtar.
Në datën 21 janar ,kreu i shtetit do të marrë pjesë në të ashtuquajturën Inaugural Luncheon. Komisioni që është marrë me inagurimin organizon takime në Kongres, ku lexohen edhe deklarata për presidentin , aty do të jetë edhe administrata e re.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com