Pas barazimit me Islandën kombëtarja luan të premten kundër Izraelit në Air Albania për Ligën e Kombeve. Trajneri Reja thotë se do vijojë me skemën 3-5-2 pavarësisht kritikave, ndërsa nuk zbulon asnjë lojtar që do jenë në formacion. Sakaq mbrojtësi Gjimshiti pret që kuqezinjtë të jenë më produktivë në fazën e sulmit.
Të premten në orën 20:45 në Air Albania kombëtarja do luajë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve kundër Izraelit, një ndeshje që do arbitrohet nga arbitra portugez. Në prag të sfidës trajneri Reja foli për kritikat në lidhje me skemën 3-5-2, duke thënë se lojtarët e aprovojnë atë, ndërsa më pas pranoi se merkato i ka shpërqendruar disa prej futbollistëve, ndaj përgatitja ka qenë e vështirë.
“Nuk e kam zakon të them se kush luan para ndeshjes. Uroj që zgjedhjet e mia të bien mbi lojtarë që janë të motivuar por edhe në formë të mirë nga pikëpamja fizike e mendore sepse nesër duhet të jemi në maksimum.”- tha Edy Reja, trajner i kombëtares
Ndërkohë mbrojtësi Berat Gjimshiti fillimisht tha se gabimin e golit kundër Islandës do ta korrigjojë me Izraelin, ndërsa më pas saktësoi se objektiv mbetet vendi i parë.
“Izraeli ka një skuadër ofensive shumë te mirë, ka lojtar të shpejtë, do shikojmë forcat tona te mbrohemi mirë por edhe te sulmojmë mirë sepse nëse shënon fiton. Besoj se në fazën defensive nuk kemi shumë probleme.”- tha Berat Gjimshiti, futbollist i kombëtares
Në të kaluarën Shqipëria është përballur katër herë me Izraelin, në dy raste ka fituar dhe dy të tjera ka humbur. Sfida e fundit është po për Ligën e Kombeve në 2018 e fituar 2-0 nga rivalët.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3131
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Sylvinho la për të dëshiruar, Kombëtarja ekip mendjemadh', Ditmar Bicaj për Report TV: Duhen emra të rinj, disave ua veshim fanellën me zor
21 Nëntor, 13:10
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54
-
Shorti më 22 nëntor, skuadrat çerekfinaliste dhe verdiktet e plota në Ligën e Kombeve
20 Nëntor, 17:44
-
Dështimi në Ligën e Kombeve dhe formacioni, përplasje në Kombëtare! Kapiten Ismajli e Uzuni dalin publikisht kundër Sylvinhos
20 Nëntor, 16:43
-
Zyrtare/ UEFA me dorë të fortë, Kosova humbet 3-0 ndeshjen e braktisur në Bukuresht për racizëm! Rumania gjobë 128 mijë euro dhe një sfidë pa tifozë! FFK: E apelojmë në CAS
20 Nëntor, 15:12
-
'Bëme regres në Ligën e Kombeve, s'e kuptoj pse Sylvinho nuk ndryshon?!' Rraklli kritika për trajnerin: Po s'shënove nuk shkohet në Botëror
20 Nëntor, 14:18
-
Thirrjet 'Serbi, Serbi', Armando Duka del kundër Kosovës: Gabuan që bojkotuan ndeshjen
20 Nëntor, 12:58
-
Barazojnë Gjermania e Holanda, Bosnje-Hercegovina zbret në Ligën B! Martinez si Maradona, kthen Argjentinën te fitoret (VIDEO)
20 Nëntor, 12:23
-
Uzuni del hapur kundër Sylvinhos: Prisja ta nisja titullar, te Granada jam i padiskutueshëm! Zinchenko: Shqipëria kombëtare e shkëlqyer
20 Nëntor, 12:07
-
Liga e Kombeve/ Shqipëria mposhtet 1-2 nga Ukraina në Tiranë, Kombëtarja mbyll Grupin B1 në vendin e fundit dhe rrëzohet në Ligën C
19 Nëntor, 22:36
-
Trajneri i Rumanisë ofendon Kosovën: Gënjejnë si njerëz të paturpshëm
19 Nëntor, 16:24
-
Jashari 'ëngjëll dhe djall', Kosova mposht me vështirësi Lituaninë! UEFA nis hetim për ndeshjen në Bukuresht
19 Nëntor, 15:20