Të rinjtë me origjinë shqiptare, lindur në SHBA vizitojnë monumentin e Skënderbeut: Jemi krenarë për Shqipërinë dhe Heroin tonë Kombëtar

LEZHE-Një grup fëmijësh e të rinjsh me origjinë shqiptare, lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë pjesë e një turi me simbole kombetare, organizuar nga shoqata “rrënjët shqiptare”. Ata kanë udhetuar drejt Shqipërisë për të prekur nga afer historinë dhe kulturen.

Ne i takojmë në vendvarrimin e Gjergj Kastriotit në qytetin e Lezhës, me të cilin lidhet dhe një pjesë e historisë së kombit shqiptar. Të rinjtë thonë se janë të interesuar që të dinë më shumë rreth historisë së Shqipërisë te cilen do ua përcjellin dhe bashkëmoshatareve.

“Atje flasim aglisht dhe s’kemi me kë të flasim shqip. Kemi ardhur këtu për të mësuar historinë, jemi të kënaqur. Është ndjesi e pashpejgueshme, sepse është heroi ynë kombëtar”, thane ato.

Organizatori Marko Kepi thotë se memoriali i Gjergj Kastriotit është vendi simbolik i bashkimit të shqiptareve.

“Këtu në Lezhë, ne vendin ku Skenderbeu bashkoi shqiptarët i sollëm të rinjtë për t’u mësuar se vetëm të bashkuar mund të ecin përpara”, tha  Marko Kepi President i shoqatës “Rrënjë Shqiptare”.

Grupi shqiptaro-amerikan do të vizitojë sajte te tjera arkeologjike dhe zona muzeale ne mbare vendin.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin